Ja cilat janë tre fiset shqiptare të veriut të Shqipërisë

by Flogerta Driza

Fiset shqiptare mesa duket qënkan të shumta e mbushur plot kulturë. Herën e kaluar ju folëm për 5 fise Kosovare dhe epitetet që lidhen me ta. Një fjalë e urtë popullore i përshkruante dhe shtrirja e tyre gjeografike tregonte se prej nga vinin.

Këtë radhë do t’ju sjellim nga një fis nga disa rajone shqiptare.

Fisi i Rajonit të Malësisë së Lezhës – Fisi i Kryezinjëve

fiset

Foto: Shkeputur nga kopertina e librit “Fiset Shqiptare”

Rajoni i fisit të Kryezinjëve ndodhet në qarkun e Mirditës, në veri të Shqipërisë. Gjendet në anën e djathtë të lumit Fan. Kjo familje kufizohet me rajonin tradicional të fiseve të Velës në veri dhe fisin e Bulgërit në jug. Fisi i Kryezinjëve ishte katolik dhe përbëhej vetëm nga një bajrak. Sipas mbresave të Karl Shtajnmetci-t ai thoshte kështu:

“Popullata e këtij fisi është shumë e varfër dhe ndosht ka raste kur edhe vdesin nga uria. Përkundër kësaj, ky fis është më paqedashësi ndër të gjitha fiset katolike të Shqipërisë. Me vitë të tëra asnjë vrasje nuk është kryer në territorin e tyre.” Përkundër fiseve të përbëra të Mirditës nga ku thuhet se 5000 burra kanë qënë mercenarë të stërvotur. 

Rajoni i Malësisë së Krujës – Fisi i Kurbinit

Termi Kurbin ose Kurbini i referohet rajonit të fisit që jeton aty, nga latinishtja e vjetër Corvinus. U rregistrua historikisht si emër Curbin në vitin 1621, nga raporti anonim mbi Shqipërinë, në letrën e Pjetër Budit. Ky fis ndodhet në qarkun e Kurbinit (Lac) në Shqipërinë Veriore. Kuptimi i emrit të fisit mendohet të vij nga fjala corvus, që do të thotë korb. Kjo zonë ka qënë e mbuluar me korba dhe një shprehje italiane thoshte: “popolo dei capelli corvini” që përafërsisht do të thotë “popull me pupla korbi.” 

Meshkujt apo femrat e këtij fisi dalloheshin për flok stërr të zinj dhe sy të celët. Fisi ëshët i tëri katolik dhe lejoheshin martesat brenda fisit sepse nuk kishin stërgjysh të përbashkët. 

Mirdita dhe fiset e përbëra të saj 

krijimi i mirdites

Foto Marubi

Mirdita kufizohet nga rajonet e fiseve tradicionale të Pukës (Kabashin, Berishën, etj.) në veri. Me fiset e Malësisë së Lezhës (Kryezinjtë, Bulgërin etj) në perëndim dhe jugperëndim. Ngulimi kryesor i Mirditës është Rrësheni i cili sot është qëndër administrative. Vendbanimi tjetër më me rëndësi është Rubiku dhe disa fshatra si Oroshi, Spaci, Kurbneshi etj.

Ndryshe nga fiset e tjera që përmëndëm nga një për secilin rajon, Mirdita ka pasur një histori të komplikuar pro të pandryshueshme. Konsulli francez, Hajsint Hekard, i cili vizitoi Mirditën më 1850 la këto mbresa: “Të gjithë Mirditasit pohojnë se janë katolikë dhe se asnjë muslimani turk nuk i lejohet të vendoset në malet e tyre ku ata ushtrojnë fenë.” Nuk ka asnjë rast në Mirditë, që një Mirditas të ketë hequr dorë nga feja Katolike. 

Mirdita ka patur një grupim fisesh të cilat meqë i përkisnin një barku, nuk lejohej që të martoheshin mes vetes. Këta ishin tre bajratarët kryesorë që nuk përziheshin mes vetes: Kushneni, Spaci dhe Oroshi të cilët e kanë zanafillën nga vëllai legjendar të Shalës dhe Shoshit. Mirdita sipas dokumentave të asaj kohe, tregohet se qeverisej si Principatë e pavarur dhe sundohej nga Princi i tyre që ishte stërnipi i Skëndërbeut.

Referencë nga libri: Fiset Shqiptare (Historis, shoqëria dhe kultura) shkruar nga Robert Elsie