Ja si mund të ndihmojmë bashkatdhetarët tanë

nga Flogerta Driza

Ja si mund të ndihmojmë bashkatdhetarët tanë:
Sot, platforma e dua.com i shërben qëllimit për të cilin është krijuar. Synimi ynë për të bashkuar shqiptarët kur kanë nevojë për njëri-tjetrin, sot merr kuptimin e saj të plotë. 
Stafi i dua AG në bashkëpunim me stafin e Mik Group, janë mbledhur për të kontribuar e ndihmuar të prekurit nga tërrmeti i 26 nëntorit. 

Data 27 nëntor 2019 është shpallur ditë zie në Shqipëri dhe Kosovë. Duke dashur të sensibilizojmë ndjekësit tanë, jemi munduar t’ju përmbledhim në këtë shkrim se cilat janë pikat që duhet t’u drejtoheni për të ndihmuar bashkëatdhetarët tuaj në Shqipëri.
Qëndrat e ndihmës së shpejtë janë mbingarkuar me veshmbathje dhe ushqime, për këtë arsye, dua AG me Mik Group do të kontribuojnë monetarisht.
Gjithashtu, i sugjerojmë të gjithëve të kontribojnë monetarisht. Më poshtë po ju shkruajmë pikat e ndihmës si dhe llogaritë bankare ku mund të derdhni kontributin tuaj.

Pikat grumbulluese

Prishtinë, mund të shkoni tek Sheshi Zahir Pajaziti ku mund të jepni kontributin tuaj të drejtëpërdrejtë. Ndërkohë, për çdo informacion në lidhje me ecurinë e ndihmave që po jepen i gjeni tek linku i faqes zyrtare – Plisat – https://www.facebook.com/Plisat.Prishtina/
 
Prishtine, Plisat
Shkup, mund të shkoni tek Bulevardi Slovenia (Amos Shelter), duke dhënë kontributin tuaj në veshmbathje, ushqim dhe çdo gjë që ndjeni se është e nevojshme për këtë rast.
Numrat e kontaktit janë: 070782022 (Rinisa) dhe 070268853 (Dardan)

Ndihma Online

Edhe online mund të kontribuoni në mënyrë anonime. 
Fundjavë Ndryshe ofron linkun në dispozicion ku mund të dërdhni kontributin tuaj monetar. Klikoni tek linku dhe do të drejtoheni tek faqja zyrtare https://www.gofundme.com/f/termeti
JOQ Albania ka hapur gjithashtu një tjet link për të dërguar fonde për të prekurit nga tërmeti që goditi ditën e djeshme Shqipërinë. Klikoni tek linku https://www.gofundme.com/f/earthquake-in-albania
Shkup
Bëni një thirrje telefonike në një nga numrat e mëposhtëm në 070/075/077 – 143 400
Një thirrje telefonike është e barabartë me një donacion prej 100 denarësh për Shqipërinë.

Për të gjithë ata që duan të japin kontributin e tyre, ju vijnë në ndihmë llogaritë zyrtare. Le të ndihmojmë me shuma monetare, sado modeste, në këto ditë të vështira. Klikoni tek linku https://e-albania.al/dhuro
Këto janë udhëzimet që duhet ndjekur:
1. Hartimin e një akti dhurimi me shkresë, e cila duhet të përmbajë listën e sendeve që dhurohen.
2. Gjithashtu dhuruesi duhet të deklarojë se ndihmat humanitare akordohen për fatkeqësinë natyrore:
Tërmetin e ndodhur në 26 nëntor 2019 për qytetin e Durrësit/ Tiranës/Thumanës.
Grumbullimi dhe menaxhimi i ndihmave do të bëhet në qytetin e Durrësit, pranë Stadiumit “Niko Dovana”, nga Drejtoria e Emergjencave Civile të Prefekturës së Durrësit.
Në vazhdimësi dua.com do të mundohet të postojë foto me më shumë informacione. Sigurisht, ju ftojmë të vazhdoni të ndiqni mediat televizive dhe të ndani informacionet spekulative nga ato të vërtetat. Të qëndrojmë të bashkuar për të ndihmuar bashkatdhetarët tanë në nevojë.