Jeni gati për pavarësi financiare?

nga Argjenda Selmani
Së shpejti do të lançojmë dua pay – Bashkohu në Telegram për më shumë informacion.

Abonohu për të qënë i pari dhe për të rejat më fundit

Le të sqarojmë diçka si fillim. Pjesa më e madhe e situatës tuaj financiare varet nga vetë ju. Vetë ju jeni përgjegjës për mënyrën se si administroni paratë. Ajo pjesë e vogël e cila nuk varet nga ju, është në duart e vendit ku jetoni, në sistemin e tij arsimor dhe në duart e institucioneve financiare të cilave u besoni. Nuk mund të zgjedhim se ku lindim, por ndërkohë është e mundur të zgjedhim se cilit institucion financiar ia besojmë paratë.

Do të gjeni gjithmonë lehtësi në administrimin e financave tuaja nëse do të kuptoni se sa mund t’ju kushtojë administrimi i dobët i tyre. Nëse nuk informoheni vazhdimisht për konceptet thelbësore financiare si depozitat e parave, shpenzimet, kreditë, tarifat dhe komisionet e përgjithshme, si të kurseni para, etj, nuk do të jeni në gjendje të merrni vendime efikase dhe të duhura e në këtë rast do të gjendeni shumë shpejt në një situatë të papërgatitur.

Anketimi global tregon dallime të mëdha midis vendeve

Sipas anketimin global mbi edukimin financiar të S&P’s, në Evropë duken qartë dallime të mëdha midis shteteve veriperëndimore dhe lindore/juglindore. Ndërsa shtete si Norvegjia, Suedia dhe Danimarka shënojnë shifra të larta deri në 71% të të rriturve të cilët janë të arsimuar financiarisht, fatkeqsisht në anën tjetër të kontinentit situata duket jo premtuese. Shtetet si Shqipëria (14%), Armenia (18%), Kosova (20%) dhe Maqedonia e Veriut (21%) renditen në fund me më shumë se 75% të popullsisë adulte në nivele jo të kënaqshme edukimi financiar.

Burimi: Howmuch

Në një anketim të fundit, mungesa e njohurive financiare i kushtoi amerikanëve 1,634 dollarë në vitin 2020. Kjo gjë, në një vend ku shkalla mesatare e edukimit financiar është 57%. Duke qenë se në rajonin e Ballkanit nuk ekzistojnë anketime të tilla mbi koston e analfabetizmit financiar dhe duke parë shkallën e ulët të edukimit, mund të supozojmë se kosto është relativisht e lartë.

Cilat janë arsyet pas këtyre shifrave?

Ky është rezultat i fushatave të pasuksesshme ose të munguara të sistemit arsimor dhe të institucioneve financiare apo publike. Edukimi bazë financiar nuk është i orientuar drejt një qasjeje më praktike mbi paranë. Në vend të kësaj, ky edukim ka në fokus më së shumti shpjegimin teorik të ndodhive makro dhe mikro ekonomike në nivel biznesi dhe jo në atë personal.

Si mund ta zgjidhim këtë problem?

Tani më shumë se kurrë njerëzit kanë nevojë për një qasje të re. Korporatat dhe kompanitë e reja në industrinë financiare duhet të ndjehen përgjegjëse për nivelin e edukimit financiar të secilit prej klientëve të tyre.

Ne në dua kemi një vizion të qartë mbi dua pay – një platformë remitancash dhe pagesash me kripto valuta – e cila zgjidh jo vetëm barrën e tarifave të larta në transfertat e parave, por që mbi të gjitha edukon vazhdimisht përmes elementeve të lojës të integruara në aplikacion të bazuara mbi principet:

Ne jemi gjithashtu të gatshëm për bashkëpunim me institucione të ndryshme lokale dhe rajonale në sektorin privat dhe publik dhe jemi të lumtur të japim kontributin tonë për brezin e ri në mënyrë që ata të ndërtojnë një bazë sa më të fortë financiare për të ardhmen.