Jeta jonë personale pas koronës – Çka do të ndryshojë?

nga Argjenda Selmani

Shkaku i koronës për javë të tëra jemi në vetizolim. S’ka rëndësi a jeni të izoluar për 4, 5 apo 6 javë e më shumë. Me siguri mezi po prisni t’i kthehemi normalitetit. Mirëpo a jeni të vetdijshëm se çka do të të ndryshojë pas kësaj?

Ne duhet ngadalë të përgatitemi për kthimin tonë në zyrë, në punë apo në shkollë. Mirëpo duhet ta kemi parasysh se shkaku i koronës disa gjëra do të ndryshojnë. Më poshtë ne po përmendim vetëm disa nga to.

Kujdesi i shtuar do të vazhdojë edhe për disa muaj

cleaning handsEdhe nëse sipas masave të shtetit ku jetoni tashmë jeni të obliguar t’i ktheheni punës, nuk do të thotë se këtu përfundon kujdesi.
Kujdesi i shtuar në pastërti, dezifenktuesit e duarve, maskat dhe dorëzat sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë duhet të na shoqërojnë edhe për një kohë të gjatë. Prandaj nëse gjatë vetizolimit keni dal rrallë nga shtëpia, përgatituni që kur të filloni të dilni kujdesi i shtuar duhet të vazhdojë.
Ekspertët thonë se do të jetë mirë nëse ky bëhet stili jonë i jetës dalëngadalë. Të paktën deri sa vaksina të jetë në dispozicion. Fatkeqësisht deshëm ose jo frika nga koronaviusi do të jetë rreth nesh edhe për një kohë të gjatë. Për momentin neve na mbetet vetëm të mësohemi të jetojmë në këto rrethana të reja.

Daljet për qejf do të kufizohen

friendsEdhe pse do të kthehemi në punë e në shkollë kjo fatkeqësisht nuk do të thotë se jeta jonë sociale do të normalizohet krejtësisht. Me shumë gjasë do të kemi një verë pa koncerte e pa mbrëmje muzikore. Ndoshta shumica prej kafiterive do të jenë të mbyllura apo me qasje të kufizuara. Pra për një kohë do vazhdojmë t’i bëjmë vetëm aktivitetet e domosdoshme.

Takimet me shoqëri nuk do të jenë si më parë

Fatkeqësisht ka shumë gjasë që edhe pas daljes nga vetkarantinimi do të ndiheni të distancuar nga shoqëria juaj. Gjatë këtyre javëve besoj se të gjithve na ka marrë malli fortë për rrethi tonë shoqëror.
Mirëpo shkaku i koronës ky distancim ndoshta do të zgjasë sepse do na duhet t’i shmangim grumbullimet në numër më të madh. Kësisoj do të shihemi më rrallë. Edhe kur të shihemi për të mirën tonë do na duhet të shmangim shtrëgimet e duarve dhe përqafimet. Të paktën për një kohë. Vetëm kështu do të mund ta ruajmë njëri-tjetrin.

Do të jemi në fat nëse sivjet kemi Diasporë

coupleNëse jeni nga Diaspora ose keni të afërt në Diasporë gjasat se sivjet nuk do të shiheni janë të mëdha. Fatkqësisht kjo afekton shumë familje shqiptare në Diasporë dhe në vend. Për këtë arsye duhet të përgatitemi psiqikisht për një verë pa Diasporën tonë. Tashmë është e qartë se mungesa e tyre ndikon në jetën tonë në disa aspekte.

Një verë pa dasma e ahengje

Sa dasma të rrethit tuaj familjar apo shoqëror të planifikuara për këtë verë janë anuluar tashmë?
Me keqardhje shumë çifte të reja po njoftojnë për anulimin e dasmave të tyre të tyre të planifikuara. Mirëpo kjo është një faturë tjetër që na duhet ta pagujmë shkaku i koronës. Le të shpresojmë që situata do të ndryshojë shpejtë! Për të gjithë ata që kanë planifikuar të bëjnë një dasmë sivjet, le të shpresojmë që viti 2021 do të jetë në favor të tyre. E rëndësishme është që ta kapërcejmë këtë virus me sa më pak viktima.