8 këshilla për të jetuar ndryshe vitet e rinisë

nga Flogerta Driza

Jeto vitet e rinisë ndryshe që të mos kesh pendesa në të 40-tat e tua. Sipas përdoruesëve të Quora-s dhe Reddit, mënyra sesi kaloni të 20-tat tuaja ndikon drejtpërdrejtë në vitet që do të vijnë.

Një shprehje e vjetër franceze thotë: “Ah, sikur rinia të dinte dhe pleqëria të mundte!” Nuk ka përse të jetë kështu. Nëse jeni përdorues i Quora-s dhe Reddit, me siguri keni lexuar qindra njerëz të mençur që kanë ndarë këshillat e tyre me ne. Si t’i jetoni vitet e rinisë që mos të pendoheni në mesomoshë? Lexoni këshillat e tyre dhe pastaj është në dorën tuaj nëse doni t’i ndiqni apo jo.

Nga Quora dhe Reddit nxorëm në pah disa nga mendimet më të vyera që do t’ju shtyjnë të jetoni në maksimum vitet e rinisë tuaj, sidomos të 20-tat.

Mësoni të pranoni dhe dashuroni veten tuaj

Kështu thotë përdoruesi i Quoras Ruchi Rashinkar. Me fjalë të tjera, jini më i dhimbsur ndaj vetes tuaj. Dhembshuria ndaj vetvetes nuk është viktimizim, por përfshin trajtimin e vetes ashtu siç do të trajtonit një mik apo një koleg që ndodhet në vështirësi. 

Mësoni si të thoni JO

Kjo është një tjetër këshillë po nga Rashinkar. Më mirë ta mësoni këtë aftësi tani sa jeni në kohë. Në këtë mënyrë, do t’i jepni përparësi njerëzve dhe përvojave që vlejnë për ju.
vitet e rinisë mesoni Jo Jini sa më i sjellshëm kur thoni jo, sugjeron Rosalinda Oropeza Randall: “Duket një përvojë fantastike, por për momentin jam duke u përqëndruar në diçka tjetër.”
Kjo quhet ndryshe assertive talking . Lexoni më shumë për këtë të fundit dhe do t’ju ndryshoj jeta.

Ndërmerrni më shumë rreziqe

Redditor Bhruic thotë: “Mos e pengoni veten të bëni gjëra që doni të bëni. Mos e lini frikën të fitojë. Nëse doni t’i flisni vajzës apo atij djalit në banak, bëjeni. Nëse doni të filloni biznesin tuaj, ndërmerrni këtë rrezik, nuk ka rëndësi nëse dështoni. Të arrini të 30-tat tuaj me pendesa që do ju ndjekin gjithë jetën nuk duket si diçka e bukur.”

Shndërroni dobësitë në pikat tuaja më të forta

Kjo këshillë vjen nga përdoruesi i Quora-s, Piyush Jbd, i cili shkruan se dobësitë që keni janë një “avantazh”, nëse i kondiseroni të tilla.
dobesit ne fuqiPër Phelps-in, të paturit një trup të veçantë, e bëri një vrapues dhe balerin të dobët – por e shndërroi në një notar të jashtëzakonshëm.
Për Churchill-in, të qenit paranojak “konsiderohej e papërshtatshëm për zyrat e shtetit” – por gjithashtu e përgatiti për rrezikun që Hitleri paraqiste.

Mësoni të negocioni me mirësjellje

Përdoruesi i Quora-s Nupur Jain përfshin këtë sugjerim në përgjigjen e saj. Të mësosh të negociosh herët në karrierën tënde është shumë e rëndësishme. Nga ana tjetër, Tanza Loudenback dhe Skye Gould raportuan: “Të negociosh për pagën tënde – dhe të vazhdosh këto bisedimeve çdo dy tre vjet – do t’ju ndryshojë jetën përgjithmonë.”

“Që të dish vlerën tënde, bëj kërkime në treg mbi vlerën e asaj që mund të ofrosh, do të ndihmojë në të ardhmen. Mbani mend se paga nuk është e vetmja gjë për të cilën mund të negocioni – bonuset e performancës, çmimet e sigurimit shëndetësor e shumë të tjera.”

vitet e riniseMos krahasoni veten tuaj me të tjerët

“Mos e krahasoni veten me të tjerët,” shkruan përdoruesi i Reddit hstrygeek1. “Në epokën e rrjeteve sociale, është e lehtë të krahasosh veten me miqtë tu që po martohen, që po bëjnë fëmijë dhe jetojnë një jetë luksoze. Secili jeton jetën e vet.
Të vetmen gjë që arrini duke krahasuar veten me të tjerët është se lëndoheni.”
“Zilia vret ziliqarin.”- thotë populli.

Mos kini frikë të ndryshoni drejtimin tuaj

Redditori  turkoosi_aurinko ka disa këshilla për këdo që ndihet i mbërthyer në një vend që nuk e do:
“Po, mbarove shkollën e mesme, ndoshta ke përfunduar universitetin në një degë të caktuar, e kushedi edhe masterin. Kjo nuk do të thotë që kjo është e vetmja gjë që di të bësh.
Nëse, më në fund filloni punë dhe nuk ju bën të lumtur ky drejtim, ndryshojeni.
Askush nuk ju ka lidhur me zinxhir vetëm pas një profesioni. Mësoni gjëra të reja. Mos e shpenzoni gjithë javët tuaja të pakënaqur vetëm për të paguar faturat në fund të muajit.”

Mjaft menduat se pas të 30-ve nuk do të bëni më qef

Redditori Romination thotë: “Ndoshta, kjo nuk është një nga këshillat që doni të dëgjoni, por mos mendoni se pas të 30-ve nuk do të argëtoheni më. Nuk kanë përse të përfundojnë si vite ku thjesht psherëtini sa herë mendoni të 20-tat tuaja. Njoh njerëz, 30-at e të cilëve kanë qenë më argëtuese sesa të 20-tat. Jeta ka kaq shumë gjëra që mund t’ju ofrojë, ndoshta duhet vetëm të prisni momentin e duhur për t’i shijuar ato si duhet.”

Kliko këtu për ta shkarkuar aplikacionin tani ↓