“Kam turp kur dal në takime” – Ja disa këshilla për ty!

nga Argjenda Selmani

Shumicës prej neve mund t’i ketë ndodhur që një person i afërtë, qoftë shok apo shoqe të na thotë “Kam turp kur dal në takime”.Nëse ju jeni një nga këta persona, a keni qenë gjithmonë një person i ndrojtur? A shquheni si i tillë nga familja dhe shoqëria?

Shumica e njerëzve e shohin turpin ose ndrojtjen si një cilësi të mirë, mirëpor kur bëhet fjalë për takime dashurie, kjo mund të jetë një pengesë e vërtetë. Mirëpo nuk është e gjitha bardh e zi! Si gjithmonë, ka zgjidhje. Ne do të përpiqemi t’i japim përgjigje kësaj pyetje kryesore.

Si t’ja bëjë kur kam turp të dal në takime?

Përgjigja më e mirë që mund të japim në këtë rast është përgatituni për atë takim! Nëse një person ju pëlqen në bisedë atëhëre turpi nuk është arsye për ta refuzuar ftesën.

Si t'ja bëjë kur kam turp të dal në takime

Thjesht punoni me vetën. Qetësojeni vetën tuaj dhe përgatituni psiqikisht për atë takim. Mendoni për gjitha gjërat që dini rreth atij personi dhe arsyet se pse dëshironi të takoheni me të.

Zgjidhni një vendtakim ku ndiheni rehat. Nëse ju mundhësohet të zgjidhni vendtakimin atëherë gjithsesi zgjidheni një ambient në të cilin ndiheni mirë dhe është i njohur për ju. P.sh kafiterinë e preferuar, parkun e preferuar apo restaurantin e preferuar. Aty ku ju ndiheni më rehat.

Mos u stresoni për pamjen tuaj. Vishni një palë rroba që i keni veshur edhe më herët qe dhe ju rrisin vetbesimin. Kësisoj do të jeni më rehat sepse e dini si ju rrinë dhe nuk do të brengoseni shunë për pamjen.

Përgatisni disa tema për të cilat do flisni. Që të mos ju zë në befasi personi tjetër, përgatisni disa tema për të cilat jeni në gjendje të flsni. P,sh, hobit, profesioni, muzika e preferuara. Mendoni edhe ndonjë pyetje të lezetshem që doni t’ja bëni personit me të cilin dilni në takim.

Pse ndruhen disa persona për të dal në takime?

Nëse jeni një person natyrshëm i turpshëm, apo njihni një person të turpshëm, kuptojeni se takimet mund të duken të frikëshme për disa arsye: 

kam-turp-te-dal-ne-takime

1) Sepse është një aktivitet një me një, i cili mund t’ju lërë të ndiheni nën presion për të kryer bisedën. Frikësoheni mos ngeleni pa fjalë.

2) Mund të çojë në një diskutim të temave personale, të cilat mund të jenë shqetësuese për shumë njerëz të ndrojtur.

3) Mund të shqetësohesh nëse personi me të cilin keni dal po krijon një mendim të keq për ty.

4) Mendon se nuk je i aftë të bësh një bisedë të mirë dhe argëtuese, prandaj ke frikë se personi tjetër do të mërzitet.

Të gjitha këto arsye mund ta bëjnë takimin një perspektivë të frikshme për dikë që është i ndrojtur.

Dil nga zona e rahatisë!

kam-turp-te-dal-ne-takim

Për njerëzit e ndrojtur, të flasësh me njerëz të rinj mund të jetë sfiduese. Por nëse jeni i ndrojtur dhe përpiqeni të dilni në takime dashurie, mund të duket e pamundur! Megjithatë të jeni të bindur se nuk është ashtu.

Ndrojtja jo gjithmonë e bën takimin të pakëndshëm. Mendoni për ndrojtjen jo si një fakt, jo si “Ashtu si jam” – por si diçka që mund të pakësohet me kalimin e kohës në raport me atë person. 

Në planin afatshkurtër, shmangia e takimit mund të duket si një lehtësim i madh. Sidoqoftë, në planin afatgjatë, shmangia e vazhdueshme mund të çojë në një jetë të pakënaqur dashurie dhe mund të çojë në vetmi, dëshpërim dhe vetëvlerësim negativ. Prandaj mos ja bëni vetës këtë! 

dua Marketplace banner