Karakteristikat e takimeve romantike në ditët e sotme

by Argjenda Selmani

Lidhjet romantike dhe karakteristikat e takimeve romantik në përgjithësi, kanë evoluar shumë vitet e fundit. Mentaliteti i të rinjve po ndryshon dhe mënyra se si lidhjet nisin dhe zhvillohen po ndryshon gjithashtu. 

Përmes pyetësorëve të ndryshmë në profilet tona në rrjetet sociale, si dhe përmes kërkimeve të ndryshme, kemi identifikuar disa gjëra që konsiderohen të rëndësishme kur vije puna tek lidhja romantike mes dy personave.

Interesimi për online dating rritet çdo ditë

Në vitin 2017, sipas statistikave, 39% e çifteve janë takuar online. Kini parasysh se kjo përqindje po shkon duke u rritur nga viti në vit. Lirisht mund të themi se online dating është ardhmja e lidhjeve romantike. Në botë sot 1 në 5 persona janë në lidhje më dikë qe e kanë takuar online. Kjo është një nga karakteristikat e takimeve romantike në ditët e sotme.

Më askush nuk ndihet i turpëruar të tregojë se e ka takuar partnerin e vet në një platformë online për takime apo për gjetje të dashurisë. Edhe rinia shqiptare nuk dallon në këtë aspekt. Rreth vetëm katër muaj pas lancimit të tij aplikacioni dua.com numëron mbi 270.000 shkarkime. Të rinjët shqiptarë po e përdorin vazhdimisht për të gjetur përputhjen e tyre ideale e për tu takuar.

Ende ka ‘vija të kuqe’

Sipas statistikave vetëm në Kosovë janë 112 mijë beqarë. Megjithatë edhe ata kanë kriteret e tyre që i kërkojnë kur duan të lidhen me një partner. Në pyetjen tonë të publikuar kohë më parë në Instagram, 43% e të rinjve që ndjekin dua.com thonë nuk do të dilnin në një takim nëse do ta dinin që qëllimet nuk janë serioze. Kurse 59% e të rinjve nuk duan të takohen me persona që nuk i takojnë fesë së njëjtë si ta.

Personat ambicioz janë më të dëshirueshëm

Duket se pritshmërit e njerzve për partnerin e tyre të jetës po rriten ose po ndryshojnë. Për këtë arsye për shumëkë ditët e sotme gjetja e një partneti është e vështirë. Në anketat tona 52% e të rinjve kërkojnë që partneri i tyre të jetë ambicioz. Të kërkojë më shumë prej vetes dhe të punojë të bëhet versioni më i mirë i vetës. Në bazë të përgjigjeve të tyre del se 45% e tyre nuk besojnë në dashuri në shikim të parë. Ata duan ta njohin mirë personin me të cilin janë në lidhje, dhe më e rëndësishmja, të përshtaten me të. Për këtë arsye 52% e tyre mendojnë se edhe shija e muzikës mund të ketë ndikim në lidhjen e tyre romantike.

E kaluara – prapa krahve

Përderisa vite më parë të rinjtë kanë qenë në gjendje t’i japin disa herë mundësi për kthim ish-partnerit të tyre, kjo duket se ka ndryshuar. Kjo ndoshta për faktin se plaftormat për takime online sot mundësojnë gjetjen më të shpejt të partnerit të ri. Për këtë arsye ata nuk ndihen të ngërthyer në një njohje të vjetër. Përkundrazi, vihen më shpejt në kërkim. Në anketën tonë 70% e tyre thonë se nuk do ta falnin kurrë tradhëtinë.  Gjithashtu 58% e të rinjve kanë deklaruar se nuk duanë as të mbesin miq me ish-in e tyre, e lerë me të kthehen sërish bashkë me ta. Në anën tjetër, duke shprehur interesim për njohje të reja, 59% e beqarëve që ndjekin dua.com kanë thënë se do të pranonin të jepnin puthje në takimin e parë.