Katër aftësitë që ju duhen për të patur sukses në karrierë

nga Flogerta Driza

Nëse doni të jetoni një jetë të suksesshme në vitin 2020 dhe më gjerë, duhet të adoptoni një sërë aftësish të reja. Shkurtimisht po ju përmbledhim katër aftësitë që do t’ju duhen për të qënë të suksesshëm.

Aftësia për të fituar vëmendje në kohët e sotme

aftësitë e vemendjes

Foto: Freepik

Ne jetojmë në një ekonomi që kërkon vëmendje. Ata që kanë më shumë sy në punën e tyre, projekte, ide, etj, priren të fitojnë. Ju duhet të mësoni se si të tërhiqni vëmendjen sepse, pa të, edhe një ide fantastike mund të shuhet.

Për të tërhequr vëmendjen në mënyrën e duhur, thjesht jini më të mirët aq sa investimi tek ideja juaj të duket si gjëja më e sigurt për të bërë. Sigurisht, aftësitë tradicionale të marketingut janë të nevojshme, por marketingu funksionon shumë më mirë kur lidhet me cilësinë dhe origjinalitetin. Filloni ta vendosni veten atje jashtë. Së pari tërhiqeni vëmendjen dhe pastaj mendoni se çfarë të bëni më vonë për ecurinë e biznesit, punës apo ideve tuaja.

Disa shembuj se si mund ta bëni këtë ekspozim janë:
  • Blogu ose një Website cilësor
  • Video dhe përmbajtje cilësore
  • Ekspozim në Rrjetet Sociale 
menaxhimi i kohes

Foto: Freepik

Aftësia e maksimizimit të kohës suaj

Në një botë ku koha e përqëndrimit po zvogëlohet, marrja e vëmendjes është primare. Nëse  arrini të mësoni se si t’i tërhiqni vëmendjen dikujt për një kohë të mjaftueshme atëhere keni arritur një nga aftësitë më fitimprurëse.

Nëse përqendroheni aq sa duhet, bëni 20 përqind të punës kreative dhe 80 përqind të punës që jep rezultate, gjithçka tjetër vjen vet. Ky është një rregull i njohur në botën e biznesit.

Nëse disiplina, përqendrimi dhe aftësia për të ndjekur udhëzimet është e ulët, atëhere punoni t’i përmirësoni këto gjëra. Maksimizoni kohën tuaj dhe bëni të pamundurën të arrini rezultatet që dëshironi.

Inteligjenca Emocionale

Inteligjenca e vërtetë emocionale do të thotë që ju dini se si të rregulloni emocionet tuaja në një mënyrë që prodhon rezultate pozitive. Kjo është e gjitha.

inteligjenca emocionale

Foto: Freepik

Disa shembuj të Inteligjencës së lartë emocionale janë:

Vetëdija – Shumica e njerëzve nuk mund të jenë të sinqertë me veten e tyre. Nëse e dini se kush jeni – dini pikat tuaja të forta dhe kufizimet tuaja, atëhere grumbullojini ato dhe përdorini në favorin tuaj.

Përulësi – Egoja të thotë se duhet të jesh më larg se sa je, edhe pse nuk e ke bërë punën. Nëse mendoni se jeni aq i rëndësishme sa bota kujdeset nëse dështoni e keni gabim. Përulësia e vërtetë është aftësia për të jetuar jetën që ju meritoni duke e vendosur egon tuaj mënjanë.

Durimi dhe stabiliteti – Nëse keni mundësinë të ekzekutoni idetë tuaja, pa shumë ulje dhe ngritje, do të merrni rezultatet që dëshironi. Kombinimi i sigurisë në qëllimet tuaja afatgjata dhe proaktivitetin ndaj veprimeve afatshkurtra do t’ju jap atë që kërkoni mbi të gjitha. Stabilitetin!

Fokusi dhe përqëndrimi në synimin tuaj

aftësitë e fokusit

Foto: Freepik

Të jesh pozitiv dhe të përqëndrohesh në një botë që është e ndotur nga zhurma, është një nga aftësitë më të vështira për t’u zotëruar.

Mënyrat më të mira për të reduktuar shpërqëndrimet janë: 
  • Kufizimi i konsumit të lajmeve të panevojshme
  • Ndiqni njerëz të zgjuar dhe përdorini si model për zhivillimin tuaj vetjak
  • Përqendrimi në rezultatet që doni të arrini

Qëndroni mjaftueshëm në këtë rrugëtim dhe do të kuptoni se 99% e të gjitha informacioneve që merrni jjanë thjesht zhurma të panevojshme. Merrni 1% që ju duhet dhe aplikojeni në jetën tuaj.