Katër fazat që vijnë pas ndarjes

nga Argjenda Selmani

Lënia e një marrëdhënie të keqe prapa vetës mund të jetë e ndërlikuar. Për këtë arsye shumë psikologë fazat që vijnë pas ndarjes i krahasojnë me vajtimin e një vdekjeje. Dhimbja nga dashuria është një nga dhimbjet më të mëdha.

Edhe nëse ju jeni ai apo ajo që filloi shpërbërjen – dhe madje edhe nëse besoni se prishja është gjëja më e mirë për të gjithë të përfshirë – fundi i një marrëdhënie është i vështirë. Pasi t’i keni dënë fund një lidhjeje të gjatë janë disa faza që ju përcjellin deri në shërimin e plotë. Psikologjia thotë se janë katër faza kryesore. Më poshtë ne do të shtjellojmë secilën prej tyre.

Mohimi

ndarjesNë këtë fazë, zemra jonë, për dallim nga  koka jonë, refuzon ndarjen. Edhe pse e dimë se marrëdhënia ka mbaruar, ne ende besojmë. Kundër gjykimit  të të gjithëve përreth nesh, ne nuk mund të bëjmë tjetër por vetëm mendojmë se si do të kthehemi së bashku. Kjo është faza ku ne jemi më të ndjeshëm dhe kemi tendenca t’i dërgojmë atij personi mesazhe të natën vonë.

Zemërimi

Pasi ja kemi pranuar vetës se lidhja jonë ka mbaruar vjen faza e zemërimit. Në këtë fazë ne zemëmrohemi për gjërat që na kanë ndodhur. Kryesisht për të bëmat tona apo të partnerit që na quan deri te ndarja. Ne zemërohemi edhe me univesin se pse lidhja jonë nuk ishte e destinuar të përfundonte me një fund të lutmur. Jemi më të ndjeshëm dhe kemi tendenca të nervozohemi me këdo.

Depresioni

Depresioni, si zemërimi, gjithashtu sipërfaqet në forma të ndryshme. Për shembull të ndjeheni të lodhur gjatë gjithë kohës, duke mos dashur të bëni asgjë, por të vetëm shtriheni në shtrat. Duke u ndjerë të shkëputur nga njerëzit edhe kur jeni me ndarjesta. Duke qenë në prag të lotëve shumciën e kohës. Shfaqet edhe vështirësia për të fjetur ose e kundërta, flini shumë. Vjen edhe humbja e oreksit ose teprimi, rritja e përdorimit të drogës ose alkoolit. Ndjeheni sikur nuk do të vazhdoni më përpara dhe se asgjë nuk do të funksionojë më kurrë për ju në të ardhmen.

Pranimi

Më në fund, kjo është faza e ndarjes në të cilën ne jemi në gjendje të bëjmë paqe me humbjen. Nuk ndodh gjithmonë papritmas. Shpesh ndodh gradualisht, pak nga pak. E ndërthurur me disa nga fazat e tjera. Pranimi nuk përfshin gjithnjë harmoninë dhe lulet. Sigurisht do të mbetet pak trishtim. Pranimi nënkupton bërjen e paqes me humbjen, duke lënë anash marrëdhënien dhe duke ecur ngadalë përpara me jetën tënde.  Ndonjëherë e ndieni sikur kjo fazë nuk do të vijë kurrë, që zakonisht nënkupton që ende po luftoni në një fazë të hershme. Mirëpo njohja e fazave që vijnë pas ndarjes do të ju ndihmojë ta kaloni më lehtë. Mos harroni se edhe kjo, sikur të gjitha gjërat e tjera, do të kalojë.

dua Marketplace banner