Katër figura të veçanta mitologjike mashkullore shqiptare

nga Flogerta Driza

Sot ia lëm rradhën figurave mitologjike mashkullore shqiptare. Në fakt kishte shumë të tillë, por zgjodha t’ju tregoj për më interesantet.

Mitologjia shqiptare është e mbushur plot me figura të tilla mitologjike, fantastike dhe të magjishme. Personazhe pozitive apo negative qofshin këto, përbëjnë gojëdhëna të bukura të mitologjisë sonë shumëngjyrëshe Ilire.

Bariu i Mirë

Bariu i Mire

Foto Ilustruese

Ky është emri popullor i Shën Martinit, mbrojtësit të ujqërve dhe njëherazi të bagëtisë. Në mendësinë popullore shqiptare ai ushqente një nderim të veçantë. Për të ndizeshin qirinj në të kremte. Bariu i Shenjtë ka disa ngjashmëri me Panin, hyun-bari me brirë dhe me këmbë cjapi. Besoj ju kujtohet personazhi tek Herkuli.

Megjithatë, ka veçoritë e tij, të cilat i gjejmë vetëm tek shqiptarët. Sipas besimeve popullore ai është hyu i maleve e pyjeve, gjegjësi mashkullor i Zanës. Përfytyrohet si një njeri vigan që banon i vetëm në pyje. Ai është zotërues i ujqërve, të cilët i ushqen, i drejton, por edhe i dënon. Kur do t’i ushqejë, shenjti u hedh ca kokrra misterioze jeshile, me madhësinë e frutit të dëllenjës.

Në raste të tjerai urdhëron që të venë e të hanë aksh bagëti të aksh malësori, sidomos kur ky i fundit kullot bagëtitë në toka të ndaluara. Njihet edhe me emrat Bariu Hyjnor, Shën Marti, Shmarti, Shmartuku, Hazreti apo Hazëri (a Hezri), Njeriu i Mirë, Njeriu i Shenjtë apo Njeriu Jeshil.

Bajlozi

Bajlozi figure mitologjike

Foto Ilustruese

Bajlozi apo balozi, figurë mitologjike e rapsodive popullore shqiptare. Përfytyrohej si një vigan, i cili vinte nga deti dhe bënte bëma të këqija. Fillimisht fjala ka pasur kuptimin e ambasadorit.

Ndonjëherë ngatërrohet me Arapin a Harapin. Si Bajlozi, ashtu edhe Arapi simbolizojnë stuhitë, natyrore a shoqërore qofshin. 

Ne një legjende te famshme shqiptare, Gjergj Elez Alia luftoi me bajlozin e ardhur nga deti, duke e mundur atë edhe pse vinte pas një lëngate te gjate për shkak te nënte plagëve te marra ne lufte. Bajlozi erdhi kryelarte por Gjergji e nguli 12 pashe nen dhe.

Në mbledhjen e etërve Palaj e Kurti, në rapsodinë “Omeri i ri”, një e fejuar e veshur si mashkull del të bëjë bejleg me një bajloz që kishte thirrur në mejdan të atin e saj. Mejdan është vendi i luftës a i dyluftimit, shesh lufte. Në këtë rapsodi, babai lufton me bajlozin për nderin e vajzës në shesh të mejdanit.

Redoni, hyu Ilir i detrave

Redoni hyu Ilir i mbrojtjes së udhëtareve dhe i detareve. Në paraqitjen figurative ka pasur interpretime si mbreti Gent, por në fakt ky është hyu që Hermesit grek ngjan. Kepi i Redonit është një relike e ketij emërtimi. Emri Redon është emër tipik ilir dhe bën pjesë në grupin e emrave ilirë si Agron, Baton, Dandom. 

Redoni hyui i deteve

Foto: Skuptura e Redonit/Durres

Emri mbi faqen e monedhës së Lezhës, lidhet me një toponim në krahinën ku u pre monedha, me emrin gjeografik Rodon. Kepi i Rodonit, që njihet nga populli edhe si Muzhli i Skënderbeut.

Toponimi Kepi i Rodonit, njihet në dokumentet mesjetare të vitit 1324 edhe me trajtat Redonum dhe Redones për të kaluar përfundimisht në emrin e sotëm toponimik Rodon. Hyjnitë e ujërave janë nga më të kryehershmet në mitologji, se lidhen me elementin kozmogonik të ujit në gjenezën e botës dhe njeriut pra dhe të etnogjenezës së ilirëve dhe shqiptarëve.

Katallani

Katallani mitologjike

Foto: Shkeputur nga libri i Flamur Buçpapaj

Personazh mjaft i njohur i demonologjisë primitive. Kjo figurë mitologjike ndeshet me emra të ndryshëm në shumë popuj dhe shumë kultura. 

Si figurë të tillë e hasim në Jug e në Veri të Shqipërisë, herë si Tatëgjysh i parë, herë si Katalla e herë si Syqenhenjeri. Përfytyrohet si një farkëtar gjigand nga shtati, i egër e me një sy në ballë, pa gjunjë e me këmbë të drejta si direku, që ha njerëz. Në jugun e Shqipërisë, e sidomos në Labëri e në anët e Korçës, ai quhet Syqenhenjeri, emër që s’është gjë tjetër, veçse bashkim dy kompozitesh, me kuptimin “Syqen që ha njerëz”.

At Shtjefën Gjecovi e identifikon me ciklopin Polifem të Homerit dhe i pari që shqoi te Polifemi natyrën ilire qe Mjeda. Shumë studjues, si Hackamani, Skileri, Bolta etj., mbrojnë pavarsinë kohore të motivit të ciklopit ndër popujt jogrekë të Ballkanit, përfshirë edhe ilirët.

Emri i tij rron edhe në toponimi: Fusha e Katallajve (Shllak), Vorret e Katallajve (Shllak), Përroi i Vigjanit (pranë Mullenës), si dhe në një patronim, të përmendur më vitin 1517, M. Catalano në Tivar. Në shekullin XV, te arbëreshët e Italisë na del një Katallan, bashkë me disa familje Catalano, që ruajnë këtë mbiemër dhe janë fis arbëresh.