Katër gjëra që duhet t’i bëjmë pas koronavirusit

nga Argjenda Selmani

Askush nuk e di saktë sa do të qëndrojmë të vetizoluar shkaku i koronavirusit. Mirëpo secili prej nesh ka gjëra që duhet t’i bëjë pas përfundimit të pandemisë. Gjëra për të cilat po na merr malli këto ditë.

Këtu po flasim përtej kthimit në punë, në shkollë, pagesës së faturave, etj. Ky izolim na ka mësuar rëndësinë e gjërave të vogla. Ato që i kemi marrë të mirëqena kur ishim të lirë.  Më së miri është të fillojmë nga gjërat e thjeshta.

Të kalojmë më shumë kohë me të moshuarit

Foto: Katemagostar [ FreepikKy virus ka vënë në rrezik sidomos moshat e shtyra. Na e ka kujtuar edhe njëherë se sa shkurtë mund t’i kemi ata në jetën tonë.
Prandaj nëse i keni prindërit e moshuar ose keni gjysh apo gjyshe, pas kësaj situate kaloni më shumë kohë me ta. Vizitoni, bisedoni me ta dhe kujdesuni për ta.

Të shetisim më shumë në natyrë

Tani kur shumica e parqeve janë mbyllur, mos të harrojmë të shetisim më shumë në natyrë kur kjo situatë të mbarojë. T’i kthehemi ecjeve ose vrapit të mëngjesit. Duhet të marrim vitaminën D në mënyrë natyrale. Tash e tutje duhet të shoqërojmë me më pak pritesë fëmijët ose nipërit dhe mbesat në parqet me lojëra. Secili prej nesh, pa dallim ka nevojë për të mirat që nëna natyrë na i ofron.

Të vlerësojmë praninë e miqve tanë

Foto: Prostooleh - FreepikTë gjithëve na ka marr malli të mblidhemi rreth një tavoline me miq. Na ka marr malli të flasim, të bisedojmë e të qeshim. Kjo mbyllje në shtëpi
na ka kujtuar sa e rëndësishme është shoqëria.  Sa vlerë ka një person me të cilin takohesh, bisedon e ndan të mirën dhe të keqen dhe argëtohesh. Sepse fatkeqësisht disa gjëra që bota virtuale nuk i ofron.

Të ndjekim ëndrrat tona

Na duhet të ndodh diçka e veçantë për të na kujtuar se jeta është e shkurtë. Se rrjedha e saj mund të ndryshojë shpejtë, sa hap e mbyll sytë.
Prandaj edhe në këtë rast, është e rëndësishme të ndjekim ëndrrat tona. Sepse jeta di të jetë e shkurtë. Prandaj puno ta arrish qëllimin tënd. Qoftë ai një diplomim, një udhëtim, një makinë e re, një martesë, një shtëpi e re…
Çkado që fle në zemrën tënde. Kur kjo situatë të mbarojë përvishi mëngët dhe puno për vete!