Katër gjëra që duhet t’i bëni para se të krijoni familje

nga Argjenda Selmani

Nëse jeni në një lidhje të gjatë dhe serioze është çështje kohe se kur ju edhe partneri do të filloni të flisni se kur të krijoni familje së bashku. Realisht ky është një diskutim emocionues për tu pasur pa marrë parasysh kur ndodh.

Mirëpo para se të kaloni në këtë fazë të jetës janë disa gjëra që duhet t’i mendoni! Ka shumë rëndësi të dini se çfarë doni dhe të jeni gati për këtë proces.  Më e rëndësishmja është të jeni në një mendim me partnerin tuaj.

Analizoni rrugëtimin personal

Mendoni se ku jeni në jetën tuaj. A keni bërë gjithçka që keni dashur? A keni përjetuar udhëtimin dhe  vetë-zbulimin që vjen me udhëtimin? A do të dëshironit të studioni më tej? Dhe, nëse po, a do të ishit në gjendje ta bënit atë me krijoni familjepërgjegjësinë e shtuar të një familjeje? A jeni të kënaqur me karrierën tuaj?  Kurrë nuk do të vijë një kohë e përsosur për të krijuar një familje sepse askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Mirëpo nëse mendoni se keni një kontroll mbi jetën tuaj atëherë ndoshta është koha për të ja filluar!

Analizoni marrëdhënien me partnerin

Pasi të keni analizuar rrugëtimin tuaj në jetë mund të drejtoheni kah partneri. Analizoni lidhjen tuaj. A keni bërë gjithçka që keni dashur si çift? A jeni të dy në të njëjtin mendim kur bëhet fjalë për fëmijët? Sapo një foshnje të futet në mes dinamika e marrëdhënies tuaj do të ndryshojë. A jeni gati për këtë? Bëni hulumtimin tuaj dhe sigurohuni që të dy të kuptoni se si do të ndryshojë jeta. Kuptoni nëse kjo është diçka që dëshironi të kaloni tani ose nëse preferoni që faza e muajit të mjaltit të zgjasë pak më gjatë. Gjë që është gjithashtu në rregull.

Analizoni situatën financiare para se të krijoni familje

Duhet të analizoni realisht situatën tuaj financiare. Të shihni nëse mund të përballoni të keni një fëmijë tani. Ata nuk janë një pagesë e njëhershme. Brenda disa viteve, ata do të duhet të shkojnë në shkollë dhe universitet. Do të kalojë një kohë e krijoni familjegjatë para se të fillojnë një punë dhe të fillojnë të kujdesen për veten e tyre. Ju duhet të shikoni seriozisht në opsionet e sigurimit të jetës tani më shumë se kurrë. Analizoni buxhetin dhe llogaritni shpenzimet tuaja.

Përgjegjësitë dhe përkrahja që ju duhet

Nëse ju nuk jeni 100% të sigurtë se cilat janë përgjegjësitë tuaja prindërore, ne po përmendim disa prej tyre. Para se të krijoni familje duhet të siguroni një ambient të sigurt. T’i plotësoni fëmijës shumë nevoja që janë bazike. T’i ofroni atyre dashuri dhe kujdes të pakursyer. Të kultivoni vlera morale. Të jeni versioni më i mirë i vetës sepse ju jeni shembulli që ata do ta njekin. Mirëpo të gjithë prindërit kanë nevojë për një sistem të fortë të mbështetjës.
Prandaj para se të krijoni një familje, ndërtoni sistemin tuaj të mbështetjes sa më shpejt që të jetë e mundur. Miq, prindër, forume diskutimesh. Kudo që të gjeni një lidhje në botën e prindërve me njerëz që mund t’ju japin këshilla dhe ju sigurojnë se nuk po shkatërroni jetën e fëmijës suaj.
Prindërmi është aventurë. Sistemi juaj mbështetës dhe librat e prindërve janë një udhëzues i shkëlqyeshëm, por asnjë nga ato këshilla nuk do të jetë më i sakti për familjen tuaj. Sepse është familja juaj, e cila është e re, është unike. Mirëpo jemi të sigurtë se do t’ja dilni për mrekulli.

dua Marketplace banner