Katër gjëra që izolimi nga koronavirusi po na mëson

nga Argjenda Selmani

Të gjithë jemi në njëfarë izolimi shkaku i koronaviusit tashmë për javë të tjera. Jeta jonë ka marrë një kahje tjetër dhe nga ky izolim rutina jonë ka ndryshuar plotësisht.  

Disa prej nesh janë përshtatur lehtë me rregullat e reja. Të tjerët po hasin në më shumë vështirësi. Megjithatë ky stil i ri i jetës të gjithëve po na mëson gjëra të reja. Ne po përshtatemi me rrethana të reja. Më poshtë ne po ju  përmendim disa gjëra që po i mësojmë apo rikujtojmë këto ditë.

Pastërtia është esenciale për shëndetin

izolimiGjatë këtij izolimi po i pastrojmë duartë më shumë se kurrë. Në fakt kjo është e gjitha që po na kërkohet. Të lajmë duartë dhe të qëndrojmë në shtëpi. Neve po na rikujtohet edhe njëherë se pastërtia është arma më e fortë kundër çdo sëmundje e virusi. Këto ditë jemi më të kujdesshëm se kurrë ndaj rrobave tona. Ndaj ushqimeve që blejmë dhe ndaj higjenës personale.

Ne mund të ja dalim edhe pa restorane

Ka më shumë se tetë javë që nuk kam pirë asnjë makiato. Me siguri ka edhe shumë të tillë si unë gjatë këtij izolimi. E mos të flasim për ushqimet që zakonisht i hamë pothuajse çdo ditë jashtë shtëpisë.  Këto ditë shumica prej nesh kanë mësuar receta të reja. Disa janë kthyer pas shumë kohe në kuzhinë. Ne po ja dalim ta ushqejmë vetën me sukses!

Puna nga shtëpia nuk është e pamundur

izolimiShumica prej nesh po e provojmë punën nga shtëpia për herë të parë.  Po e kuptojmë se diçka që dikur na dukej e pamundur nuk qenka aq edhe e vëshirë. Tashme jemi familjarizuar me mbledhjet me kolegë nga shtëpia. Me orarin e pauzës në ballkon. Të jemi të sinqertë, shumicës po na pëlqen të punojmë në rahatinë e shtëpisë me pizhama. Le të shpresojmë që punëdhënësit tash e tutje të jenë më të hapur për punën nga shtëpia.

Vlerën e gjërave të vogla

Besoj se të gjithë këto ditë kemi menduar për gjëra të vogla që dikur i mernim të mirëqena e sot po na mungojmë. Po e kuptojmë vlerën e sigurisë që e kemi ndierë dikur. E që s’i dihet a do ta ndiejmë më. Vlerën e lirisë dhe normalitetit.  Le të shpresojmë që kjo periudhë do të na shërbëjë secilit të reflektojmë dhe të bëhemi njerëz më të mirë. Mesim me shpresë se do të kthehemi së shpejti në normalitet.