Katër gjëra që një vajzë duhet t’i bëjë para se të martohet

nga Argjenda Selmani

Secili prej nesh kur vendos të martohet merr një nga vendimet më të mëdha të jetës. Kur i themi “po” dikujt zotohemi për një jetë të përbashkët në të mirë e në të keq.
Mirëpo para se të vijmë një këtë fazë janë disa gjëra nëpër të cilat besojmë se një vajzë duhet të kalojë vet. Ato do t’i shërbejnë të jetë me sigurt në vetvete. Gjithashtu do të ja lehtësojnë marrëdhënien me partnertin.


Të diplomojë para martesës

wedding dressDiplomimi dhe avansimi profesional janë të domosdoshme për këdo para se të martohet.
Edhe secila vajzë, duhet të mendojë për martesë vetëm pasi të ketë përfunduar universitetin apo të jetë aftësuar profesionalisht. Dedikimi akadamik për disa vite me radhë tregon se ajo mund t’i arrijë objektivat e saj në jetë.
Në fund të studimeve secili prej nesh e njeh më mirë vetën dhe e di më mirë se çfarë do nga jeta.

Të jetë e pavarur financiarisht

Pavarsia finaciare nga prindërit e saj është shumë e rëndësishme për një vajzë të re.
Ajo duhet të ja sigurojë këtë pavarësi vetës para se të vendos të martohet. Kësisoj ajo nuk do të jetë e varur financiarisht nga bashkëshorti i ardhshëm. Nisja e një karriere para martesës përve
ç anës financiare ka edhe dobi të tjera. Prandaj kjo duhet të jetë prioritet për secilën vajzë.

Të udhëtojë me shoqet e veta

Jo se kjo është e pamundur të realizohet pas martesës. Mirëpo se ka krejt tjeter efekt kur bëhet para saj. Udhëtimin me shoqëri duhet ta provojë secili. Qoftë edhe një pushim i shkurtë. Vajzat duhet të shijojnë rininë e tyre. Të kalojnë kohën me shoqe para se t’i dedikohen një marrëveshjeje aq të shenjtë siç është martesa.

T’ja dijë vlerën dashurisë

Para se të provojë martesen një vajzë por edhe një djalë duhet të ja dijë vlerën dashurisë. Këtë
më së miri e di dikush që e ka pasur zemrën e thyerë ose që ësht zhgëjyer më herët në jetë.
Para martesës të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm sa e rëndësishme është dashuria që dikush na falë. Prandaj duhet ta respektojmë atë ndienjë dhe ta japim në këmbim.  Për këtë arsye dhe shumë të tjera është e rëndësishme që në martesë të hyjmë të pjekur emocionalisht dhe të sigurtë e të pavarur.

dua Marketplace banner