Katër hapat që na ndajnë nga arritja e qëllimeve

nga Argjenda Selmani

Arritja e sukseseve në jetë është synim i secilit. Janë ëndrrat, dëshirat, synimet apo qëllimet, quani si të doni, ato që na mbajnë gjallë. Megjithatë që ato të mos mbesin vetëm qëllime ne duhet të veprojmë. Të ecim para drejt tyre. Për ta bërë këtë duhet të ndjekim disa hapa.
Tani, para se të vazhdoni të lexoni këtë artikull deri në fund mendoni për një dëshirë që doni ta realizoni. Mendoni dhe mbajeni atë dëshirë në mendje deri sa i lexoni hapat deri në realizimin e saj. Besojmë se do të ju ndihmojmë!

Bëni një plan

arritjaMos i nënvlersoni asnjëherë planet. Beni një plan se si mund të vini deri tek arritja e qëllimit tuaj. Mos u frikësoni nga vështirësitë që ai plan mund të ketë. Qofshin ato financiare, shëndetësore, profesionale, personale. Mendoni në detaje se çfarë mund të bëni që plani juaj të funksionojë. Edhe nëse është shumë afatgjatë nuk ka rëndësi. Kur keni bërë planin i bie se keni nisur të punoni në atë drejtim.

Filloni me gjëra të vogla

Fatkeqësisht ne nuk kemi një shkop magjik që t’jua japim dhe t’ju mundësojmë t’i plotësoni qëllimet tuaja. Mirëpo kemi këtë këshillë shumë të rëndësishme. Filloni nga gjërat e vogla. Me hapa të vegjël nisuni drejt dëshirës së madhe. Varësisht nga kërkesa, nëse është financiare, filloni të kurseni. Edhe në qofshin ato shuma të vogla. Nëse doni të përmirësoni shëndetin tuaj filloni gjithashtu me gjëra të vogla. Në qoftëse doni të ngriteni profesionalisht punoni çdo ditë në këtë drejtim.

Keni durim

arritjaNë këso raste durimi është arma juaj më e fortë. Krahas angazhimit durimi është qenësor kur vjen puna tek arritja e qëllimeve. Për t’i pasur gjërat që i duam në jetë duhet t’ja japim kohën e vet.  Përderisa jemi duke punuar për to atëherë ja vlen durimi. Kjo sepse e dimë që çdo ditë që po kalon ne jemi  duke punuar që t’i afrohemi qëllimit tonë. Në fund, kur të lumturohemi nga arritja e qëllimit do të shohim se i gjithë durimi ja ka vlejtur.

Bëni një plan B

Edhe ne do të donim shumë që planin juaj i parë  të funksiononte mirëpo, fatkeqësisht kjo gjë nuk ndodh gjithmonë. Prandaj është gjithmonë më mirë nëse nga fillimi do të keni edhe një plan B që do ta ndiqni në rast nevoje. E dimë që përpjekjet që nuk funksionojnë ndonjëherë na zhgënjejnë dhe na zbrapsin mirëpo nuk duhet ta leojmë vetën që kjo të ndodhë. Duhet të ngrihemi dhe të përpiqemi sërish. Deri në arritjen e qëllimeve!