Katër karakteristika të partnerëve toksikë

by Argjenda Selmani

Fatkeqësisht jo gjithmonë kemi fatin të kemi partner ideal dhe që na përshtatën. Disa prej tyre dinë të tregohen edhe toksikë. E rëndësishme është që t’i indentifikoni ata dhe të mos i toleroni në jetën tuaj.

Ju e meritoni një lidhje të shëndosh. Një histori dashurie me një person që nuk ju kontrollon. Një vajzë apo një djalë që nuk ju gënjen, nuk viktimizohet dhe nuk ju manipulon.  Më poshtë ne po shtjellojmë disa karakteristika të partnerëve toksikë.

Ata janë ekstremisht të pasigurtë

toksikeNjë vajzë apo djalë i pasigurt do të ketë nevoja ekstreme. Ai person do të ketë një nevojë të vazhdueshme për tu afirmuar. Si dhe mund të mbyllet kur bëhet fjalë për pasiguritë e veta. Gjithmonë do të ketë nevojë për ju dhe do të fillojë t’ju përdorë si një mënyrë për të kaluar pasiguritë e veta. Kjo është një nga karakteristikat e një personi toksike sepse ata nuk do të dinë se si t’i adresojnë problemet e veta. Ky person thjesht duhet të jetë rehat me veten para se të jetë i qetë me këdo tjetër.

Partnerët toksikë janë kontrollues

Nëse partneri apo partnerja juaj është duke ju kontrolluar kjo është një shenjë e pasigurive  të tij apo saj. Nevoja e njerëzve toksikë për të qenë përgjegjës për çdo situatë është një mënyrë që ata të dominojë marrëdhëniet. Ka shumë shenja që partneri  po ju kontrollon. Këtu janë disa prej tyre që ju tregojnë se ai ose ajo është toksike. Nëse përpiqet t’ju largojë nga familja dhe miqtë tuaj, atëherë kjo është një shenjë e mirë që po përpiqet t’ju kontrollojë. Ju të dy duhet të jeni individë të pavarur në marrëdhënien tuaj dhe të mësoni si të rriteni së bashku.

Ata janë vetijakë

toksikeFatkeqësisht njerëzit toksikë janë edhe vetijakë. Marrëdhëniet duhet të jenë një proces i dhurimit dhe marrjes. Dikush që është egoist nuk do t’ju japë atë që dëshironi nga një marrëdhënie. Ata do të mendojnë për veten e tyre së pari dhe pastaj ju. Nuk do të ketë asnjë kompromis dhe kjo do t’ju bëjë të ndjeheni keq nëse doni të bëni diçka që shkon kundër asaj që dëshiron të bëjë tjetri.

Paraqiten si viktima dhe gënjejnë 

Kjo karakteristikë është një nga ato që nuk mund t’i kalosh lehtë. Një marrëdhënie bazohet në besim dhe nuk mund të fitoni kurrë një themel të fortë nëse dikush vazhdimisht ju gënjen. Gënjeshtra patologjike është një nga karakteristikat më të këqija të një personi toksik sepse ata me vetëdije e bëjnë këtë dhe e kanë krijuar tashmë si  zakon. Këta persona zakonisht kanë aftësi të viktimizohen dhe të ju manipulojnë.