Katër karakteristikat e një ambienti të shëndetshëm të punës

nga Argjenda Selmani

Vendet e punës janë vendet ku e kalojmë kohën më të madhe të ditës. Prandaj si për punëdhënësit ashtu edhe për punëmarrësit, është e rëndësishme atmosfera dhe rregulli brenda tyre.

Ka shumë rëndësi që të gjithë punëtorët e një kompanie apo biznesi t’i gëzojnë të drejtat e tyre. Në këtë mënyrë ata do të jenë më produktiv dhe të kënaqur. Më poshtë në kët artikull ne po përmendim disa karakteristka të një ambienti të shëndetshëm punë. Këtu po flasim përtej pagesës së rregulltë dhe pushimeve vjetore të punëtorëve.

Një ekip ku mbizotëron harmonia mes kolegëve

Kur një ekip arrin të krijojë një atmosferë pune ku mbizotëron harmonia ka ecur disa hapa drejt suksesit. Prandaj ka shumë rëndësi që sado i vogël apo i madh të jetë ekipi, të ketë harmoni mes tij. Një frymë e tillë duhet të shpërndahet që nga menaxhmenti e deri tek punëtorët më të thjeshtë. Vetem duke pasur një harmoni të tillë bashkëpunimi është i sukssshëm.

team

Foto: Rawpixel – Freepik

Një kompani që vlerëson sukseset e punëtorëve

Nëse një ekip apo një një punëtor i kompanisë që ju drejtoni arrinë një sukses, bëjeni të ndihet i vlerësuar për këtë. Kështu kjo do të bëhet motivim për të tjerët. Ka shumë rëndësi që të gjithë të ndihen të vlerësuar për punën e tyre. Sidomos në ato raste kur sjellin në ekip një sukses të arritur. 

Një vend pune që ka nja hapësirë për argëtim

Shumicës së punëdhënësve kjo ide nuk ju pëlqen. Praninë e një makine lojrash apo një ambienti për argëtim nuk është e pranushme për shumë prej tyre. Mirëpo duhet të dini se kjo është një praktikë që shumica e kompanive të suksshme e bëjnë. Varësisht prej preferencave të ekipit. Ajo shfrytëzohet në pauza dhe pas orarit të punës në mënyrë që ekipi të kalojnë kohë relaksuese me njëri-tjetrin.

Një kolektiv që kalon kohë së bashku edhe jashtë zyrës

Në mënyrë qe ekipi të lidhet më shumë me njëri-tjetrin ekipi duhet të takohet kohe pas koheedhe për ndonjë aktivitet jashtë zyres. Qoftë vetëm për të ngrënë. Qoftë për shetitje një ditore, një shkuarje një kinema apo më rrallë edhe ndonjë fundjavë argëtimi.  Takimet të tilla jo formale ndihmojnë në shoqërimin dhe afërimin e ekipit.