Katër këshilla për prindërit që po punojnë nga shtëpia

nga Argjenda Selmani

Vetizolimi në shtëpi nga koronavirusi dhe puna nga shtëpia e ka ndërruar rutinën tonë të përditshme. Mbyllja e shkollave dhe kujdesit ditor kanë bërë që familje të tëra të kalojnë shumë më tepër kohë në shtëpi së bashku!

Kjo do të thotë që shumë prindër që punojnë po përballen me një situatë të paparë. Po punojnë nga shtëpia me fëmijë dhe pa qasje në kopshte, babagjyshë e lojëra. Nuk do të jetë e qetë ose perfekte por ka disa strategji që mund të përdorni për ta lehtësuar situatën tuaj të re!

Bëhuni kreativ me orarin tuaj

dad working from home

Foto: Freepik

Së pari pranojeni që orari juaj do të ndryshojë dhe nuk do të jetë strikt si në ditët e zakonshme. Duhet të bëni kreativ që ta organizoni kohën mes punës dhe fëmijës tuaj. Ndajeni orarin me bashkëshorten apo bashkëshortin tuaj. Një pjesë të ditës merrni ju përsipër fëmijët kurse pjesën tjetër të ditës ai apo ajo. Kësisoj të dy do të keni kohën tuaj për të punuar të qetë.

Lërni fëmijët të bëjnë disa zgjedhje

Natyrisht se kjo varet edhe nga mosha e fëmijëve por është e rëndësishme që ata të kuptojnë se juve ju duhet të punoni.  Pra është e rëndësishme ta kuptojnë që për një kohë gjatë ditës do ta kenë më pak vëmendjen tuaj. Nëse doni që ata të jenë bashkëpunues duhet të bëni disa kompromise. Për shembull, t’i lini më gjatë se zakonisht të shohin televizor apo të luajnë në kompjuter. Ndoshta edhe të hanë me shpesh embëlsirën e tyre të preferuar që ju e dini se nuk është edhe aq e shëndetshme. Shpërbleni ata kur sillen mirë gjatë kohës sa ju punoni. Do ta shihni se do të jenë çdo ditë e më bashkëpunues!

Sqarohuni me shefin tuaj

mom wroking from home

Foto: Freepik

Mos të ju vije keq të ja bëni me dije shefit se puna nga shtëpia me fëmijë nuk është e lehtë. Bëhuni të sinqertë më të kur flisni për vështirësitë tuaja. Mirëpo edhe tregoni gjithashtu se nuk jeni duke ikur nga përgjegjësia juaj. Vetëm se po përpiqeni të koordinoheni mes punës dhe fëmijëve. Kur të flisni me të për vështirësitë tuaja do të ndiheni më të liruar. Prandaj mos hezitoni ta bëni këtë.

Komunikoni me kolegët

E përveç shefit, në këtë fazë të punës nga shtëpia edhe komunikimi me kolegët është shumë i rëndësishëm. Bisedoni me anëtaret e ekipit të cilit i takoni. Kërkoni ndihmë nga ta kur keni nevojë. Kërkoni gjithashtu mirëkuptim për fleksibilitetin e orarit tuaj të punës.
Të gjithë duhet ta kuptojnë se te punosh nga shtëpia kur ke fëmijë është krejt ndryshe prej asaj kur nuk ke fëmijë. Me bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e kolegëve tuaj të gjitha gjërat do të rrjedhini shumë më mirë!