Katër këshilla për takimin e parë

nga Argjenda Selmani

A ju tmerron pak ideja e një takimi të parë? A dëshironi disa këshilla për takimin e parë? Sigurisht të njëjtën ndienjë e kanë edhe shumë persona të tjerë. 

Edhe pse aplikacionet për takimet online e kanë lehtësuar gjetjen e një partneri, ankthi i takimit të parë mbetet i njëjtë. Megjithatë ka disa teknika, metoda dhe këshilla për takimin e parë, që do të ju ndihmojnë.

Mos i ndërlikoni shumë gjërat

Takimi i parë me dikë që njihni pak ose aspak është plot pasiguri. Mos i bëni gjërat më të komplikuara duke u përpjekur të Katër këshilla për takimin e parërregulloni darkën e përsosur romantike, ose duke planifikuar një ditë të tërë. Në vend të kësaj, mbajini gjërat të shkurtra dhe të thjeshta. Një filxhan kafe në një vend publik do të jetë i këndshëm. Dhe nëse gjërat shkojnë mirë, kafeja mund të kthehet në një drekë ose darkë. Mirëpo për fillim lini gjërat në dorë të spontanitetit. 

Mos u stresoni pa nevojë

Pak ankth është i natyrshëm në një takim të parë, Në fakt, është gjysma e argëtimit. Por ju do të dëshironi të eliminoni llojin e stresit që do t’ju bëjë të dridheni. Mos harroni, sa më të relaksuar të ndiheni, aq më rehatshëm do të jetë partneri juaj përreth jush. Një mashtrim i thjeshtë është të uleni në një kënd të drejtë me personin në fjalë sesa të përballeni me ta drejtpërdrejt. Kështu do të jeni më të qetë. Nuk do të detyroheni ta shihni në sy gjithë kohësh dhe gjërat do të rrjedhin më lehtë.

Përgatisni disa tema diskutimi

Ju nuk do të shkonit për një intervistë pune pa u përgatitur paraprakisht. Pra përse një takim i parë duhet të jetë ndryshe? Katër këshilla për takimin e parëMendoni për llojin e pyetjeve që mund të bëni dhe disa përgjigje interesante për pyetjet që mund të vijnë në rrugën tuaj. Mos e trajtoni takimin si një intervistë, megjithatë përgatituni. Kështu gjërat do të rrjedhin më lehtë dhe nuk do të ngeleni pa muhabet me personin në fjalë.

Bëhuni të sinqertë me vetën

Takimet në shekullin 21 ndonjëherë na duken si garë apo konkurse. Ndoshta gjithmonë ka qenë kështu. Mirëpo në ditët e sotme ne i japim ndonjëherë shumë presion vetës. Por takimi nuk duhet të ketë të bëjë me fituesit dhe humbësit. Ka të bëjë me gjetjen e dikujt me të cilin lidhemi dhe na pëlqen. Me gjetjen e  dikujt që na bën të lumtur dhe që mund ta bëjmë të lumtur në këmbim. Kjo është e mundur vetëm kur i qëndroni besnik vetes dhe lejoni që vërtetësia juaj të shkëlqejë.

 

dua Marketplace banner