Katër llojet e partnerëve në një marrëdhënieve – cili jeni ju?

by Flogerta Driza

Cilë janë llojet e partnerëve në një marrëdhënie? Secili prej nesh ka një “stil veprimi” me një marrëdhënie. Ky stil bazohet në mënyrën se si i qaseni dashurisë, si ndërveprojmë me një tjetër apo edhe cili jemi kur jemi me dikë tjetër. 

Nisur nga kjo ju kemi sjellë se cili nga tipet e partnerëve jeni ju në një lidhje.

1 – Tipi që i shmanget përgjegjsive

ciftetKëta lloj tipash, nuk mund të përkushtohen gjatë. Edhe kur janë me dëshirë në një marrëdhënie, nuk përfshihen 100% në të. Mbajnë njërën këmbë jashtë dhe, ndonjëherë, nuk janë as të vetëdijshëm që po e bëjnë. Ka disa shpjegime për këtë lloj partneri. Ndoshta ata janë lënduar në një marrëdhënie të mëparshme dhe kanë frikë se mos digjen apo refuzohen sërish.

Ndoshta ata nuk janë të sigurt për partnerin e tyre ose askënd të themi të drejtën. Këta lloj partnerësh mund të jenë të mirë për sa kohë ua lejon të mbajnë një këmbë jashtë lidhjes.

2 – Tipi që të bën qefin

partnereKëta lloj tipesh japin shumë në një marëdhënie. Janë edukatorë, priren të jenë të sjellshëm: madje janë gati të dalin nga zona e tyre e rehatisë për të mbajtur një partner. Ata do të sakrifikojnë nevojat e tyre, ëndrrat dhe madje edhe shëndetin e tyre për t’i shërbyer partnerit të tyre dhe ka shumë që përfitojnë prej këtyre personave.

Këta persona gjithmonë përpiqen të parashikojnë dhe plotësojnë nevojat e të tjerëve, madje ndihen të përgjegjshëm dhe fajtorë kur të tjerët janë të palumtur. Kjo i rraskapit ata dhe vjen një moment që nuk kanë më fuqi të japin dhe kthehen në persona të hidhur.

3 – Tipi që merakoset

llojet e partnerëveKy lloj tipi lufton me pasigurinë, kështu që është i shpërqendruar nga ajo që ka ndodhur në të kaluarën ose çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Kanë nevojë për siguri nga partnerët e tyre edhe pse jo gjithmonë mund të garantohet. Më interesantja është se këta tipa janë çuditërisht të fortë gjatë një krize në një marëdhënie. Ndoshta sepse funksionojnë më mirë kur janë të zënë.

Këta lloj tipash adhurojnë kur gjërat ecin sipas planit të tyre, dhe sidomos kur jeta nuk u sjell të papritura. Edhe pse mund të duket sikur janë tipa kontrollues, në të vërtetë këta janë personat që duhet të falenderoni kur doni të kryeni punë.

4 – Tipi Spirancë

Këta lloj partnerësh janë tepër të çmuar për shkak të pjekurisë së tyre emocionale. Ndoshta nuk janë perfektë, por priren të evoluohen si njerëz.

tipi sprance Që do të thotë se janë të aftë emocionalisht, të pavarur, por jo të ftohtë, dhe në gjendje të shohin gjërat nga një perspektivë tjetër – e cila ndihmon në trajtimin e shëndetshëm të konflikteve.

Për shkak se ky lloj partneri është i sigurtë brenda vetes, shpesh janë në një marrëdhënie për arsye të pastra: sepse e dashurojnë dhe duan të jenë me partnerin e tyre. Do ta mbështesin partnerin e tyre në çdo gjë që bëjnë, por vijnë me një paralajmërim. Kanë nevojë që partneri i tyre të jetë përgjegjës për jetën e tyre; dhe nuk u pëlqen të merren si të mirëqënë ose të trajtohen keq. Nëse vërejnë dicka të tillë, pavarësisht dashurisë që kanë, zgjedhin të largohen.

Këta ishin katër llojet e partnerëve që sollëm sot për ju. Herën tjetër do t’ju sjellim katër llojet e tjerë të partnerëve në një marëdhënie.