Katër mite për çiftet e lumtura

nga Argjenda Selmani

Shumë njerëz mendojnë se çiftet e lumtura janë perfekte. Mirëpo kjo nuk është e vertetë. Ka shumë mite për çiftet e lumtura. Lajmi mirë është se nuk duhet të jeni çift përfekt për të qenë të lumtur!
Më poshtë në po përmendim vetme disa dallime nga pritshmërit që njerëzit kanë për çiftet e lumtura dhe realiteti që qëndron në shumë raste. Mos harroni se jo gjithmonë gjërat janë ashtu siç duken. Sidomos kur bëhet fjalë për marrëdhëniet e njerëzve.

Kanë pasion nga fillimi

miteKur e mendojmë dashurinë e vërtetë jemi të prirur ta mendojmë si diçka magjike. Diçka që funksionin plotë pasion që nga fillmi. Mirëpo kjo është një nga ato mite sepse jo gjithmonë është kështu. Shumicës së çifteve ju duhet pak kohë të gjejnë shkëndijat mes njeri-tjetrit.
Pra edhe pasioni don kohën e vet të zhvillohet dhe manifestohet. Kur shihni një çift shumë të dashuruar dhe të pasionuar pas njëri-tjetrit mos mendoni se domosdoshërisht kanë qenë të tillë që nga fillimi.  

Ata kurrë nuk grinden

A ju ndodh ndonjëherë të keni përshtypjen se ju dhe partneri po grindeni shumë? Apo të mendoni për disa çifte dhe jeni të bindur se ata nuk grindën kurrë. Në shumicën e rasteve kjo nuk qëndron. Shumica e çifteve herëdokur grinden. Grindjet vijnë për gjëra të ndryshme. Ato edhe manifestohen në mënyra të ndryshme. Megjithatë edhe çiftet më perfekte i kanë diskutimet dhe mosmarrveshjet e veta. Të jeni të bindur për këtë. Pra. mos besoni në mite se disa partnerë nuk i përjetojnë grindjet asnjëhere por vetëm kanë ditë të lumtura. Fatkeqësisht disa momente jo shumë të këndshme janë të pashmangshme.

Kanë preferenca të njëjta

mitePara se ta gjeni partnerin e jetës ëndrroni ta gjeni një person që ka hobi dhe interesa të përbashkët me ju. Megjithatë kjo nuk funksionin gjithmonë. Ju mund të jeni çift perfekt edhe nëse ju e kaloni kohen duke parë filma e ai duke luajtur video-lojëra. Ju mund ta urreni basketbollin por ai mund ta adhurojë. Nuk është e domosdoshme të keni preferenca dhe pasione të njëjta. E rëndësishme është të gjeni një mes dhe një mirëkuptim.  Ju mund të kënaqeni bashkë edhe duke bërë gjëra të ndryshme. Mund ta përkrahni partnerin në pasionin e vet por ta zhvilloni pasionin tuaj gjithashtu.

Adhurojnë të afërmit e njëri-tjetrit

Kur flasim për mite për çiftet e lumtura kjo nuk mund të anashkalohet. Nëse ju nuk i adhuroni të gjithë familjarët e partnerit tuaj mos u brengosni. Ju nuk jeni e vetmja apo i vetmi. Shumë çiftte, edhe ato më të lumturat, e kanë këtë problem. Nganjëherë është thjeshtë e vështirë të krijosh mirëkuptim dhe simpati për disa njerëz.  Edhe kur ata janë të afërmë të partnerit tuaj të jetës. Mirëpo kjo nuk duhet t’ju pengojë të krijoni një lidhje me harmoni me personin që ju doni. Juve do t’ju duhet të gjeni mënyra ta menaxhoni këtë situatë. Mirëpo në asnjë mënyrë kjo nuk do të thotë se ju nuk mund të jeni një çift i lumtur.

dua Marketplace banner