Katër seriale të Netflix që duhet t’i shikoni gjatë vetizolimit

nga Argjenda Selmani

Me siguri për këto javë sa jeni vetizoluar keni kaluar shumë kohë duke shikuar Netflix. Megjithatë nëse lista juaj ka mbaruar ne do të japim disa sygjerime se çfarë mund të shikoni.

Përderisa po shpresojmë që izolimit nga korona po i vije fundi e dimë se keni nevojë për relaks para televizorit. Prandaj ne po ju sygjerojmë disa seriale që do të ua largojnë mendjet nga stresi dhe shqetësimet. Nëse nuk i keni parë ende fusni në listën tuaj gjithsesi!

netflix

The Stranger

The Stranger

Kjo ndoshta seria më trend nga Netflix deri më tani këtë vit dhe për arsye të mirë.
Krijimi i fundit i Harlen Coben tregon një grua të çuditshme në një komunitet britanik që vjen për të zbuluar sekretet e banorëve. Përleshjet dhe misteri e bëjnë këtë një nga ato seritë ku ‘një episod më shumë’ nuk është kurrë i mjaftueshëm. Lidhja e këtyre sekreteve së bashku ndërsa shpaloset seriali zbulon shumë më tepër për vendasit sesa që ata  pranojnë. Kjo është një seri e domosdoshme për tu parë sepse zhvillohet në disa prespektiva shumë interesante dhe shpalos sekrete që lidhen me familje mjaftë të ndryshme nga njëra-tjetra.

Netflix

Marcela

Marcela

Anna Friel është e jashtëzakonshme në këtë dramë kriminale. Ajo luan një detektive të egër, e cilla gjen veten në qendër të mistereve të vrasjes që po heton. Kjo është një dramë e mirë-aktuar dhe e prodhuar ITV që mund të ketë rënë nën radar për shumë njerëz. Me dy sesone dhe 16 episodet në dispozicion në Netflix, ka shumë për t’u parë. E përveç detektivës që është shumë e zonja në këtë serial kemi rastin të shohim edhe një anë tjetër të personazhit Marcela. Ajo ëshrë edhe një grua që ballafaqohet me kriza emocionale e sentimentale. Gjetja e balancit mes këryre tyjave shpesh bëhet e vështirë për Marcelën. Mos hezitoni dhe fuseni në listën e serialeve që do t’i shikoni së shpejti!

Netflix

After Life

After life

After Life është një seri britanike e errët komedi-dramë. Ajo u krijua dhe prodhyua nga Ricky Gervais, i cili është edhe ylli i serialit. Premierën e pati në 8 Mars 2019 në Netflix. Sezoni i dytë dha premierë në 24 Prill 2020. Më 6 maj 2020, Netflix dhe Ricky Gervais arritën një marrëveshje të re e cila është shumë-projektesh dhe e cila përfshinë edhe pjesën e tretë të “After Life”. Seriali na sjell gjithë mërzinë dhe mungesën e vullnetit të kryepersonazhit që të fillojë jetën e re pas vdekjës së gruas së tij. After Life tregon se sa e vështirë dhe depresive është për bashkëshortin përballimi i vdekjes së gruas. Edhe pse ajo edhe pas vdekjes arrin t’i qëndrojë afër në një mënyrë shumë të veçantë.

The Good Place

Kur Eleanor Shellstrop e gjen veten në jetën e përtejme lehtësohet dhe befasohet kur e kupton që e kanë futur në atë që supozohet të jetë parajsë. Por nuk kërkon shumë kohë që Eleanor të kuptojë se ajo është gabimisht. Kjo gjë nis ta mundojë atë. Mirëpo Elenor nuk është e vetme. Ajo në ‘parajsë’ njoftohet me shumë njerëz. Përfshi Tahanin, Jason dhe Chidin. Fati i qëndrimit të katërshës në parajsën e projektuar nga Michael me ndihmën e Janete është i lidhur. Në Netflix mund të shikoni të gjitha sfidat e parajsës me emrin “The Good Place”. Për katër sezone me nga 12 episode ky serial do të ju mbajnë të ndërthyer para ekraneve. Ka aq shumë të papritura sa që nuk mund t’i imagjinoni!

Kliko këtu për ta shkarkuar aplikacionin tani ↓