Katër shenja që shoqëria juaj po përfundon

nga Argjenda Selmani

Nganjëherë edhe fundi i një miqësie është i dhimbshëm po aq sa një ndarje. Shoqëria është pjesë e rëndësishme e jetës mirëpo rrugët e shokëve e shoqeve shpesh ndahen. Distancimi ndodh për arsye të ndryshme.

Shoqëria përfundon jo gjithmonë për konflikte të mëdha. Ftohja, injorimi dhe humbja e esencës së marrëdhënies së krijuar ndër vite ndodhë. Ne duhet të mësohemi t’i lexojmë shenjat që tregojnë një realitet të tillë. Mbi të gjitha ta pranojmë atë.

Nuk ndiheni të lirë të jeni vetvetja

shoqeriaNëse keni një shok apo shoqe me të cilin shoqëroheni qe një kohë ta gjatë, por nuk jeni vetvetja, atëherë ka një problem.  Ka shumë rëndësi që personat me të cilët kalojmë kohën tonë të vlefshme, të jemi vetvetja. Shoqëria duhet të na pranojë ashtu si jemi dhe ne duhet ta pranojmë tjetrin njësojë gjithashtu.

Ndiheni të paragjykuar

Paragjykimi është një nga barrierat më të mëdha në shumicën e marrëdhënieve mes njerëzve.  Prandaj shoqëria paragjykuese asnjëherë nuk mund të jetë shoqëri e sinqertë. Kur ndihemi të paragjykuar  bëhemi edhe të rezervuar. Priremi të arsyetohemi, ose të distancohemi. Shkurt, na humbet rahatia. Prandaj keni kujdes kur rrethi juaj i afërt ju jep një ndjesi të tillë, ose e kundërta.

Nuk i gjindeni njëri-tjetrit në ditët e vështira

shoqeriaShoqëria e vërtetë është shumë më tepër se argëtimi të premteve mbrëma ose fundjavave. Në fakt janë momentet e vështira, si dhimbja, fatkeqësia e sëmundja kur na duhet njëri-tjetri më së tepërmi. Prandaj nëse në momente të tilla nuk i keni afër, kjo është një shenjë që shoqëria juaj ka humbur rolin e vet.

Janë shtjerrur gjërat e përbashkëta

Në disa raste jeta na dërgon në destinacione të ndryshme, fizike por jo vetëm, edhe me njerëzit me të cilët jemi rritur. Shpesh e gjejmë vetën në faza të ndryshme të jetës dhe me bindje të ndryshme nga ta.Me stile krejtësisht të ndryshme të jetës. Disa njerëz arrijnë ta menaxhojnë edhe këtë. Mirëpo fatkeqësisht në disa raste ndodh edhe shkëputja edhe përfundimi i miqësisë. Kjo na bën të ndihemi keq por na duhet ta pranojmë.

dua Marketplace banner