Katër teknika për tu fokusuar në punë

nga Argjenda Selmani

Fokusi është çelës i suksesit. Vetëm duke qëndruar të fokusuar ju do të arrini të bëni punë produktive. Megjithatë ju nuk duhet t’ja lini këtë gjë rastësisë. Ju duhet një plan i veprimit.

E vërteta është se për njerëz të ndryshëm funksionojnë metoda të ndryshme të përqendrimit dhe punës. E gjitha që ju duhet të bëni është të fokusoheni dhe të gjeni atë metodë që funksionon për ju. Megjithatë ne po ju sjellim disa teknika që vlejnë për shumicën e njerëzve.

Mbani shënime rikujtuese

fokusuarMos e ngarkoni vetën me mbamendje të gjërave të vogla e të mëdha. Krijoni një kulturë të të mbajturit shënime. Ato ju ndihmojnë t’i kujtoni gjërat që duhet t’i përfundoni më herët si dhe prioritetet tuaja. Përmes tyre ju mund edhe ta motivoni vetën ose ta nxiti të qëndroni të fokusuar.

Lërni trupin tuaj ta ndihmojë mendjen tuaj

Nëse qëndroni për orë të tëra i ulur në tavolinën e punës do ta keni vështirë të rrini të fokusuar. Pas disa orësh muskujt tanë lodhën dhe më përqëndrimi nuk është aq i lehtë. Ka shumë rëndësi që të bëni pauza të shkurtëra duke vënë trupin në lëvizje. Qoftë edhe ushtrime 5 minutëshe. Kujdesuni që organizmit tuaj të mos i mungojë uji dhe ushqimi i nevojshëm në mënyrë që mendja të jetë e fokusuar në punë.

Menagjoni përdorimin e telefonit tuaj

fokusuarTelefonat e mençur na kanë lehtësuar jetën të gjithëve. Komunikimi, rrjetet sociale, navigimi, muzika. Gjithçka ka lidhet me telefonin tonë. Mirëpo kur na duhet të fokusohemi në punë atëherë është më mirë të rrimë larg tyre. Prandaj mësoni të menjanoni përdorimin e telefonit në vendi tuaj të punës. Kjo për arsye se çdo njoftim në telefonin tuaj që nuk lidhet me punën tuaj do të ju mbajë larg të qenit të fokusuar. 

Dëgjoni muzikë që ju ndihmon të fokusoheni

E dimë se ndoshta dëgjimi i muzikës nuk është i mundshëm gjithmonë në çdo llojë pune apo ambienti. Mirëpo nëse një gjë e tillë është e mundshme në vendin tuaj të punës, atëherë bëjeni. Dëgjoni me kufje muzikë që ju ndihmon për koncentrim dhe fokusim. Muzika e tillë ju mban larg elementeve të tjera të shpërqëndrimit dhe ju ndihmon të bëni punë produktive. Kësisoj ju nuk do të ndërpriteni nga të pranishmit e tjerë me biseda të pa rëndësishme. Kur jeni duke dëgjuar muzikë me kufje ju jepni një sinial se nuk doni të ndërpriteni. Kësisoj fokusimi do të jetë më i madh. Nëse ndiqni këto teknika në fund të ditës të jeni të bindur se produktivitetin do ta keni gjithsesi më të lartë.

dua Marketplace banner