Katër vendime të mëdha që duhet t’i merrni pa inponimin e askujt

nga Argjenda Selmani

Në jetë të gjithëve ndonjëherë na duhet të marrim vendime të mëdha. Edhe pse thuhet që janë gjërat e vogla ato që kanë impakt, mbeten vedimet e mëdha ato që i japin kthesë jetës.

Kur ndodhemi në momente të tilla të gjithë kemi nevojë për këshilla apo për sygjerimet e dikujt. Mos të flasim për miratimet e prindërve apo familjes në përgjithësi. Mirëpo janë disa vendime që duhet t’i merrni vet. Pa imponimin e askujt. Më poshtë ne po përmendim disa raste të tilla.

Kur zgjidhni profesionin

Kjo padyshim se është një nga ato vendime të mëdha që na përcjellin tërë jetën. Ne normalisht se mundemi të ndërrojmë vendime te medhadisa karriera mirëpo kur i dedikojmë disa vite studimi një lëmie, atëherë gjërat komplikohen. Prandaj kjo është një nga ato gjëra që nuk duhet t’i bëjmë nën ndikimin e askujt. Nuk duhet të lejojmë që prindërit ose kushdo t’i plotësojnë ëndrrat e veta në ne. Kjo është një nga ato vendime që duhet t’i marrim vetë.

Kur vendosni me kë do të martoheni

E di se është e trishtë të mendosh se ka njerëz të cilëve ju impnohoet edhe ky vendim. Mirëpo le të shpresojmë që rastet e rralla kudo në botë janë gjithmonë e më të rralla. Ky është një një nga ato vendime të mëdha që duhet t’i merrni me plotë zemër dhe të jeni të sigurt në vetvete. Pa u ndikuar nga mendimet apo paragjyimet e njerëzve. Tek e fundit martesa e determinon shumë jetën tonë. Nga mbarëvajtja e saj varen shumë gjëra.

Kur doni të ndiqni ëndrrën tuaj

Të bekuar janë ata njerëz që kanë fuqi, imagjinatë dhe zemër të ëndërrojnë. Nëse në jetë ke një ëndërr, cilado qoftë ajo, duhet ta ndjekësh. Një fjalë e menqur thotë se nëse ke fuqi të ëndërrosh ke fuqi edhe ta realizosh atë ëndërr. Prandaj ato vendime te medha vendime të mëdha që lidhen me ëndrrat tuaja duhet t’i merrni vet. Nëse e ndieni se ka ardhur koha të bëni diçka për ëndrrën tuaj atëherë bëjeni. Besoni vetës. Mos ngurroni. 

Kur ndiheni se nuk mund të duroni më

Fatkeqësisht, të gjithë në jetë përjetojmë ndonjëherë momente të tilla. Situatat mund të përshakllzohen deri në atë pikë sa ndihemi se nuk mund të durojmë më. Më e keqja, ndonjëherë askush nuk na kupton. Prandaj ky është një nga ato vendime të mëdha që gjithmonë duhet t’i marrim për vete. Nëse e ndiejmë se ka ardhur fundit për ndonjë gjë, pa marrë parasysh se çfarë është ajo, lidhje, punë, martesë, juve ju takon të vendosni. Të mendoni për vetën dhe ta kuptoni vetën. Edhe të largoheni kur vjen koha.