Katër veprime që e shtojnë dashurinë

nga Argjenda Selmani

A rritet dashuria? Patjetër! Të jeni të bindur se dashuria shtohet me veprime të vogla. Madje më tepër se nga veprimet e mëdha që marrin kohë e përkushtim! Prandaj tregohuni të kujdeshëm me to.

Gëzojeni partnerin apo partneren tuaj me detaje dhe veprime të vogla. Me përkushtim dhe gjëra të menduara mirë që për ta kanë rëndësi. Më poshtë ne po japim vetëm disa shembuj të thjeshtë se si mund të ndikoni që partneri juaj t’ju dojë e t’ju vleresojë edhe më tepër.

Bëni gjeste të veçanta rregullisht

gjesteKrijoni shprehin e të bërit gjeste të vogla e të veçanta për ta rregullisht. Për shembull mund ta telefonin çdo ditë, qoftë edhe  vetëm për t’ja dëgjuar zërin. Ose gatuani ushqimin e tyre  të preferuar një herë në javë. Lëshoni në makinë një këngë që vërtetë i pëlqen dhe e lumturon. Peshën e këtyre gjërave të vogla do ta kuptoni vetëm kur të shihni gëzimin në sytë e personit tuaj të zemrës. 

Bëni diçka të mirë për dikë që partneri juaj e do

Nëse tregoni mirësi dhe dashuri për dikë që partneri ose partnerja juaj e do, do të fitoni pikë kryesore. Kur hyni në një lidhje, ju gjithashtu hyni në një lidhje me të gjithë familjen dhe miqtë e tyre. Tregojuni atyre se njerëzit që janë të rëndësishëm për ta janë të rëndësishëm për ju. Këtë mund ta dëshmoni edhe me gjeste të vogla. Mund të filloni me një ftesë për darkë apo dhuratë për atë person.

Nxiteni që të merreni së bashku me aktivitete unike 

gjesteNxiteni partnerin apo partneren tuaj për përjmetime të reja dhe unike. Mund të bëni shetitje me balonë, parashutë, zhytje. Kaloni bashkë momente të paharrueshme që nxisin hormone të lumturisë. Tregoni atij apo asaj se lumturia në fakt qëndron në momentet e bukura që i kaloni së bashku. Kështu krijoni kujtime që do të mbesin përgjithmonë në mendjet tuaja. Kurdo që t’i kujtoni do ta kuptoni se sa të lumtur jeni së bashku.

Flisni për ndienjat tuaja

Mos hezitoni t’i hapni zemrën partnerit apo partneres tuaj për mënyrën se si ndiheni. Mos e lini atë të nënkuptojë se çfarë doni apo çfarë ju gëzon. Tregoni atij apo asaj se çka ju bën të ndiheni më mirë e çka më keq. Kësisoj edhe ai do të ketë rastin që përmes gjesteve të vogla të ju lumturojë edhe ju. Një bisedë e ndierë mes dy të dashuruarve është shumë e nevojshme kohe pas kohe. Përveç bisedave të zakonshme për përditshmëri gjeni kohë të filsni edhe për ndienjat tuaja. Mos mendoni vetëm për veprime. Kjo do të ju afrojë edhe më tepër. 

dua Marketplace banner