Kërkimi i dashurisë online – Ja pse është i suksesshëm

by Argjenda Selmani

Në ditët e sotme kërkimi i dashurisë online është mëse normale. Megjithatë ende mund të këtë persona që janë në mëdyshje për këtë gjë. Prandaj nëse edhe ju jeni në mëdyshje se a mund të gjeni dashurinë online, ne ju tregojmë se si dhe pse kjo gjë funksionin shumë mirë.

Krejt çka ju duhet është të futeni në këto ujëra, të shkarkoni një aplikacion për takime online, siç është dua.com, dhe të filloni aventurën tuaj të kërkimit të dashurisë online!

Me shumë zgjedhje

Kur kërkimi i dashurisë bëhet online zgedhjet janë më të mëdha se në jetën reale. Kur futeni në një aplikacion për takime online të gjithë po kërkojnë të njëjtën gjë si ti: Një partner. Dashurinë. Nuk është e njëjta gjë në jetën reale. Pastaj, kur futeni në një aplikacion për takim online zgjedhjet janë shumë më të mëdha. Për shkak se në ditët e sotme numri i njerëzve Kerkimi i dashurise online (1)që përdorin këto platforma është shumë i madh. Kështu që në vend se t’i shqyrtoni 3-4 propozime që mund të keni marrë nga shoqëria, ju mund të shfletoni qindra profile gjatë ditës.

Më shumë mundësi filtrimi mes atyre zgjedhjesh

Jeni lodhur duke përsëritur në takimet tuaja të para preferencat, prioritetet dhe hobit tuaja? Keni ndonjë bindje specifike në të cilën nuk bëni kompromis? Apo thjeshtë e dini qartë çfarë partneri preferoni? Të gjitha këto letësohen kur përdorni një aplikacion për takime. Hapësira ku mund të përshkruani vet, të listoni preferencat dhe dëshirat tuaja ja u lehtësojnë shumë këtë gjë. Përveç kësaj edhe ju vet, duke lexuar infot e të tjerëve do ta keni më lehtë të zgjdhni me kë dëshironi të bisedoni.

Kurseni kohë

Nuk jeni të vetmit që ju ka ndodhur të dilni në takim me dikë, të cilin ua ka sygjeruar ndonjë mik, dhe të kuptoni se nuk keni asgjë të përbashkët me atë person. Miqtë e familjarët padyshim që kanë qëllime të mira. Mirëpo gjetjen e një personi që ju përshtatet mund ta bëni më së miri ju vet. Për këtë arsye kur kërkoni online ju kurseni kohën dhe nuk dilni në takime pa qenë të sigutë se të paktën keni diçka të përbashkët me atë person. Ju zgjidhni personat me të cilët bisedoni fillimisht. Pastaj vetëm pasi ta keni kaluar me sukses këtë fazë ndërmerrni hapin tjetër.