Kërkoj lidhje – ja me cilat shenja dikush ua thotë këtë

nga Argjenda Selmani

Sado që thonë se është një vijë e hollë midis flirtimit dhe lidhjes ndonjëherë është një hendek i tërë. Askush s’e ka lehtë të thotë “kërkoj lidhje”. Mirëpo shumë njerëz e bëjnë këtë indirekt.

Si vajzat, ashtu edhe djemtë, dinë të jenë të ndieshëm në këtë aspekt. Prandaj në vend se t’ju shprehin hapur interesimin, disa prej tyre dërgojnë siniale të ndryshme. Prandaj ju duhet të mësoni t’i lexoni këto shenja!

Të jep vëmendje të plotë

Nëse po gëzoni vëmendjen e plotë të një personi atëherë dijeni se atij i pëlqeni. Ai person në vend se të ju thotë  “kërkoj lidhje” ju falë kohën e tij. Normalisht kjo nuk vlen në të gjitha rastet. Ju sigurisht se keni edhe vëmendjen e familjes dhe të kerkoj lidhjemiqve tuaj më të mirë. Mirëpo kur dikush jep sinjale se i pëlqeni dhe ju jep shumë vëmendje, atëherë kjo është një shenjë pozitive se ky person do të lidhet me ty.

Kërkon të të njoh sa më mirë

Të gjithë duam ta njohim mirë personin me të cilin duam t’i rrekemi fushës së dashurisë. Fatkeqësisht dashuria ndonjëherë nuk na e jep këtë shancë. Mirëpo nëse e keni afër një person, me të cilin nuk jeni familjar e shok, por ka qartazi qëllime të tjera, ai do të ju njoh më mirë. Kur kërkojmë lidhje me një person ne duam të ja njohim të kaluarën. Të ja dimë ëndrrat dhe planet e së ardhmës. Kjo është mjaft e natyrshme dhe e thjeshtë.

Gjen arsye të kalojë kohë me ty

Këtë e kemi bërë të gjithë në një pikë të jetës. Prandaj lirisht nisuni nga vetja. Kur ju pëlqen dikush e gjitha që doni të bëni është të kaloni kohë me të. Gjeni arsye të takoheni. Gjeni pretekste t’i frekuentoni vendet ku e dini se mund ta shihni atë person. Prandaj në momentin që vreni këto shenja nga dikush tjetër karshi jush, dijeni se i pëlqeni. Nëse edhe ju ndieni të njëjtën gjë është mirë t’i jepni shenja të njëjta. Kurse është edhe më mirë të flisni hapur me personin në fjalë për ndienjat e juaja dhe të ardhmen e përbashkët.

Kliko këtu për ta shkarkuar aplikacionin tani ↓