Ja disa këshilla të vlefshme dashurie për çiftet e reja

nga Flogerta Driza

A jeni në një lidhje dashurie dhe dëshironi të mësoni si ta forconi atë? Atëherë lexoni këtë artikull deri në fund! Mësoni se si është e mundur që çiftet e reja të ndërtojë një lidhje të qëndrueshme!

Gjëja e parë tek e cila duhet të fokusoheni është mirëkuptimi dhe bashkëpunimi. Pas kësaj keni edhe disa këshilla të tjera që mund t’i lexoni më poshtë:

Mbroni lidhjen tuaj me anë të komunikimit

çiftetKy është prioriteti i parë për çiftet e reja! Mbani mend se komunikimi është njëra ndër amët më kryesore kur vjen puna për të shpëtuar dashurinë.

Në mënyrë që të keni një lidhje të shëndetshme duhet të keni edhe një komunikim të shëndetshëm.  Kjo sepse komunikimi i duhur ju eviton shumë konflikte. Kur flisni rregullisht, keni mundësi të shprehni vetën dhe të dëgjoni tjetrin.

Tregoni respekt ndaj njëri–tjetrit

Të tregoni respekt ndaj njëri–tjetrit është një tjetër këshillë e domosdoshme. Mbani mend se nëse partneri juaj tregon respekt ndaj jush edhe ju duhet ta bëni të njëjtën gjë ndaj tij.  Mos lejoni që qysh në fillim të lidhjes njëri të dominojë dhe të urdhërojë tjetrin. Respektoni personalitetin dhe nevojat e partnerit dhe prisni të njëjtën gjë në këmbim.

Ndani kohë të veçantë për njëri–tjetrin

picnic

Kaloni kohë vetëm larg miqve të  përbashkët e njerzve që ju rrethojnë. Kjo do ta forcojë lidhjen tuaj dhe do të krijojë kujtime më të bukura.
Elemente të vogla si një shëtitje në park, një vozitje e gjatë tek një vend i bukur apo një vallëzim pas një darke, do t’ju lidhi edhe më shumë me njeriun e zemrës.  Kohë pas kohe mos kurseni edhe ndonjë surprizë të vogël për të.

Festoni së bashku

Ka shumë ngjarje dhe festa të veçanta që duhet t’i kaloni bashkë me personin tuaj të zemrës. Nisur nga përvjetoret, ditëlindjet, festa e Shën Valentinin apo secila festë që ju pëlqen!  Nuk keni nevojë të shpenzoni shumë para në këto festa. Mjafton qoftë edhe nëse keni përgatitur vetëm një darkë të thjeshtë romantike me qirinj në shtëpi! Mos harroni asnjëherë se janë gjërat e vogëla ato që në jetë na sjellin lumturinë më të madhe!

dua Marketplace banner