Këshilla për ata që janë në një lidhje online

nga Flogerta Driza

Jeni duke kërkuar disa këshilla për lidhje online? Jeni takuar më dikë online, keni lidhje të gjatë, jeni te dashuruar dhe keni probleme? Nëse po – lexoni disa këshilla që kanë të bëjnë me lidhjen online që shpresojmë t’ju ndihmojnë që lidhja juaj të funksionoj.

Disa lidhje online mund të fillojnë nëse personin e keni takuar në rrjetet sociale, në një aplikacion takimesh, faqe të takimeve online apo në një takim. Problemet mund të lindin edhe pa u takuar ende, prandaj është e kuptueshme nëse po ballafaqoheni me gjëra të tilla.

lidhje online Nuk jeni të sigurt se a i besoni partnerit apo shokut tuaj online?

Ne ju rekomandojmë që të shikoni edhe  njëherë të dhënat e tij/saj nëse keni filluar një lidhje online. Është e thjeshtë për ta bërë këtë në ditët e sotme sepse ka plot informacione online. Nëse nuk i gjeni atëherë është normale që të brengoseni!

A mund të funksionojë një lidhje në distancë?

Si qenie njerëzore kemi lindur me disa nevoja themelore dhe emocionale. Këto nevoja ne duhet t’i balancojmë që të jemi të shëndetshëm si nga ana mendore ashtu edhe ajo emocionale. Kur ne flasim për lidhje në distancë, mbani mend se këto nevoja fizike emocionale ndoshta nuk do të plotësohen krejtësisht.

Pesë shenja se lidhja juaj online mundet të jetë në rrezik:

  1. Së fundi jeni grindur shpesh dhe nuk jeni në gjendje të zgjidhni mosmarrëveshjen. Kjo është një shenjë se gjërat nuk janë mirë.
  2. Njëri nga ju dy ka qenë abuziv emocionalisht. Kjo gjë nuk duhet të tolerohet dhe ajo lidhje duhet të përfundojë.
  3. Keni kërkuar shumë për vëmendjen e tij/saj mirëpo nuk e keni marrë. Fatkeqësisht kjo është shenjë e keqe.
  4. Jeni në një lidhje me distancë pa shpresa se do të martoheni ndonjëherë, por vetëm një lidhje momentale pa të ardhme.
  5. Ai ose ajo ka njohur dikë tjetër që e ka më afër vetes. A ia vlen të vazhdoni bashkë?