Koha për Takim – Cilat pyetje e bëjnë më interesante njohjen?

nga Flogerta Driza

Është koha për takim me personin tuaj të preferuar. Edhe pse mund të keni shumë pak kohë që njiheni me njëri-tjetrin përmes një aplikacion takimesh, kjo nuk do të thotë se nuk duhet të njihni më mirë personin që keni zgjedhur.

Sot do t’ju sjellim disa pyetje akullthyese, të zgjedhura në mënyrë rastësore që mund të shtojnë lezetin e takimit në fjalë. 

1- Pyesni me mend dhe dëgjoni me vëmendje

Më poshtë po ju listoj disa pyetje interesante që mund të bëni. Mos harroni se kur të përgjigjet person i juaj i preferuar, atëhere duhet ta dëgjoni me vëmendje. Gjatë bisedës mund t’ju lindin pyetje të tjera.

koha për takim
  • Kë admironi më shumë në botë?
  • Cila është mënyra jote e preferuar për të kaluar një fundjavë?
  • Kush ka pasur ndikimin më të madh në zgjedhjen tënde të karrierës?
  • Ku është vendi yt i preferuar për të ngrënë?
  • Cila ka qënë dita më e keqe që ke pasur ndonjëherë?
  • A të ka bërë presion ndonjëherë familja për të vepruar në një mënyrë të caktuar?
  • Nëse do t’ju jepej një mundësi për të zgjedhur mënyrën tuaj të vdekjes, cilën do të zgjidhnit?
  • Cila është frika jote më e madhe?
  • Nëse do të kishe para pa limit për të nisur biznesin tuaj, cili do të ishte?
  • A dëshiron të kesh fëmijë një ditë?

2 – Shuani kuriozitetin tuaj me disa pyetje akullthyese

Koha për takim dhe lojëra. Këto janë pyetje që zbulojnë diçka më tepër nga personi që keni përball. Ndërsa janë argëtuese dhe hipotetike, ato edhe ia shtojnë lezetin bisedës me efektin e tyre provokues.

pyetje akullthyese
  • Për çfarë ose për kë do të sakrifikonit jetën tuaj?
  • Cila është historia jote e preferuar për veten tënde?
  • A besoni në shanse të dyta?
  • Me çfarë lloj kafshe identifikoheni më shumë?
  • Nëse do mund të bëheshe e famshme, a do doje të të ndodhte kjo gjë?
  • A të pëlqejnë mbledhjet familjare?
  • Cila është pjata jote e preferuar për ta gatuar?
  • Me cilin person të famshëm do të doje të kaloje ditën?
    Përgjigjet më interesante marin edhe reagimet më të bukura.

3 – Dashuria është një fushë e minuar

Ka pyetje që duhet t’i bëni në hyrje të bisedës, por edhe nga ato që mund t’i ruani për një moment të dytë. Si për shëmbull këto që do t’ju listojmë më poshtë:

koha për takim
  • Sa njerëzve u ke thënë ‘Të dua’?
  • A beson në një jetë të përtejme?
  • Nëse do të mund të jetoje kudo në botë, cilin vend do të zgjdihje?
  • Cila është sezoni juaj i preferuar dhe pse?
  • Cila është këshilla më e mirë që të ka dhënë një anëtar i familjes?
  • Çfarë është diçka që mund ta ftohë një marrëdhënieve për ty?
  • Kush është shoku ose shoqja jote më e mirë?
  • Nëse mund të udhëtosh në kohë, ku dhe kur do të shkoje?
  • Një xhind të jep tre dëshira – cilat do të shprehje?

Me këtë pyetje e mbyllim për sot artikullin. Shpresojmë të argëtoheni në takim dhe të na shkruani nëse doni të gjeni pyetje të tjera akullthyese. Mos harroni, pyetjet interesante janë ato që krijojnë një dinamikë të këndshme në takim.

dua Marketplace banner