‘Kur kthehem në Kosovë, njerëzit më quajnë shumë Hollandeze’

nga Stefan van Dijk

Kosovare Duraku (25) është një anëtare e talentuar e diasporës shqiptare në Hollandë. Në kontrast me shumë të tjerë, ajo u rrit në një rajon pa shumë shqiptarë. Si ndikoi kjo në lidhjen e saj me Atdheun. Pse donte të studionte Juridik dhe çfarë mendon ajo për diskriminimin midis shqiptarëve?

“Nëna ime është nga Gjakova dhe babai im nga Prishtina. Prindërit e mi vendosën të largoheshin përkohësisht nga Kosova në vitin 1990 dhe u transferuan në Zvicër, ku tashmë jetonin vëllezërit e motrat e babait tim. Prindërit e mi ishin të rinj dhe shpresonin të ishin në gjendje të kursenin para dhe të ktheheshin përfundimisht në Kosovë.

Shtatë vjet më vonë, prindërit e mi patën tre fëmijë, duke më përfshirë edhe mua, dhe u kthyen në Kosovë. Ata nuk ishin në dijeni se shumë për keq kishte ndryshuar situata në Kosovë. Gjëndja ishte bërë jashtëzakonisht e pasigurt, dhe për shkak se familja e nënës sime ishte shumë e përfshirë në lëvizjet e rezistencës në vitet 1980, ne kishim një shënjestër të drejtpërdrejtë në shpinë. Prindërve të mi iu desh të iknin këtë herë. Këhstu që ata i hipën autobusit të parë për në ‘Evropë’ dhe përfunduan në Hollandë.

‘Ne ishim të vetmit që banonim në Hollandë’

© Kosovare Duraku

Nga e gjithë familja, ne ishim të vetmit që banonim në Hollandë. Fatkeqësisht, nuk njoha shumë familje shqiptare, por kurrë nuk u ndjeva e vetmuar. Kisha dy motra më të mëdha që më mbanin të zënë me leximin dhe lojëra. Unë jam rritur në një lagje super të larmishme në pjesën Lindore të Hollandës. Ne ishim shumë krenarë për trashëgiminë tonë dhe unë kisha shumë miq dhe shokë klase nga Siria, Afganistani, Surinami, Turqia dhe Maroku. Të gjithë e dinim se ishim ndryshe nga holandezët e bardhë, por megjithatë ishim shumë krenarë për prejardhjen tonë.”

Në Hollandë nuk ka shumë shqiptarë, si ndikoi kjo në lidhjen tuaj me Atdheun?

“Emri im do tregojë përgjithmonë se nga kam ardhur, dhe jam shumë mirënjohëse për nënën time që më vuri këtë emër. Lexoj shumë në shqip, shkruaj poezi në shqip dhe shqipja ime në përgjithësi është vërtet e mirë.

Shqiponja

Vetëm kur arrita në shkollën e mesme më thanë se të isha ndryshe ishte e cuditshme. Jo vetëm e çuditshme, por ishte e gabuar dhe për këtë arsye njerëzit më tallnin. Jam ngacmuar shumë për prejardhjen time refugjate dhe etnicitetin tim shqiptar. Jo nga studentët, por nga mësuesit e shkollës së mesme. Si shumë fëmijë të diasporës, edhe unë vura një gjerdan me flamurin shqiptar, dhe mentori im një ditë më tha ta hiqja. Ajo më tha se ata e kishin parë atë dhe se, sipas hulumtimit të saj, shqiponja përfaqësonte një organizatë ekstremiste islamike. Se isha një ateiste e hapur nuk dukej se kishte rëndësi.

Unë bëra praktikën time në Institutin e të Drejtave të Njeriut në Hollandë gjatë studimeve të mia. Mbikëqyrësi im më thirri ‘një aktiviste, një që nuk përmbahet të flasë dhe të thërrasë gjërat ashtu siç i sheh ajo. Dhe më e rëndësishmja gjithmonë vërteton pikëpamjet e saj. ’Unë padyshim që e shoh veten si një aktiviste. Duke u rritur në Hollandë dhe duke përjetuar racizëm të dorës së parë, por edhe duke studiuar atë, më ka bërë të shoh se ka shumë punë duhet bërë në vendet perëndimore që Kosova shpesh hedh sytë.

‘Racizmi institucional dhe sistemik është i gjallë dhe lulëzon në Hollandë’

kosovare duraku protestë
© Luciano de Boterman

Perëndimi portretizohet si ‘qielli’ ku të gjitha ëndrrat tuaja mund të realizohen. Me siguri, unë isha e privilegjuar të rritesha në Holandë, por kjo nuk e heq faktin që Hollanda ka një histori të shëmtuar koloniale, nga të cilat pasojat ndihen dhe shihen edhe sot (shih Black Pete tradition). Racizmi institucional dhe sistemik është gjallë dhe aktiv/ Ndaj me aktivizmin dhe punën time profesionale unë përpiqem të edukoj dhe të ndërgjegjësoj të tjerët për këto çështje.”

Ti ke dy master në fushën e Drejtësisë. Pse keni dashur të zgjidhni këtë drejtim dhe çfarë doni të bëni me të?

“Duke u rritur, nëna ime më mësoi shumë për historinë dhe gjuhën shqipe. Kur ajo më tregoi për luftën dhe padrejtësitë që ndodhën, unë u ndjeva jashtëzakonisht e mërzitur. Kështu që kur vizitonim familjen dhe ata në mënyrë të pashmangshme fillonin të diskutonin për politikën, unë nisa të bashkohesha me ta. Babai im në një moment filloi të më quante “avokatja e vogël e babit.” Unë nuk e dija se çfarë ishte avokati dhe kur ai ma shpjegoi, u binda: ‘kisha nevojë’ të bëhesha avokat.

‘Isha e vendosur për të kombinuar aktivizmin tim me akademinë’

Unë kisha këtë ide super të romantizuar të një avokati që do të vinte përreth dhe do të shpëtonte botën, si një superhero. Ndërsa u rrita edhe interesi im për drejtësinë vazhdonte të rritej. Kështu që kur isha 17 vjeç dhe më në fund munda të shkoja në universitet, nuk ishte çudi që shkova në shkollën e drejtësisë. Fillova me një bachelor në drejtësinë Hollandeze.

Interesimi im për të drejtën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut arriti kulmin gjatë një leksioni të së drejtës ndërkombëtare, dhe kështu vendosa të bëja një praktikë në një organizatë për të drejtat e njeriut në Sidnei, Australi. Kur u ktheva, u angazhova për të kombinuar aktivizmin tim me akademinë, kështu që pasi u diplomova nga Drejtësia Hollandeze, bëra një program të shpejtë bachelor në të Drejtën Ndërkombëtare dhe Evropiane. Pas kësaj, aplikova për dy master në të Drejtën Penale Globale dhe të Drejtën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Kosovare Duraku nga Hollande
© Kosovare Duraku

Si ish-refugjate, e një pakice etnike në një vend të Evropës Perëndimore dhe që keni përvojë në punën me organizata të ndryshme që lidhen me çështjet e diskriminimit gjinor / racor, cilat mendon se janë sfidat më të mëdha për vendet e mbizotëruara nga shqiptarët në Ballkan?

Kur kthehem në Kosovë, njerëzit më quajnë ‘shumë Hollandeze’ dhe ‘shumë të integruar në shoqërinë Hollandeze’ dhe më pas më përqeshin mua dhe idetë e mia për barazi – ndërsa mendoj se ka shumë punë për të bërë edhe në Hollandë. Pra, kur flas për çështje në vendet e mbizotëruara nga shqiptarët, nuk besoj se këto janë ekskluzivisht probleme me të cilat përballen vetëm ato vende, por në përgjithësi të gjitha vendet nga pak.

‘Mënyra se si flasim për to nuk është në rregull’

Unë nuk jam rritur në Kosovë, kështu që nuk e njoh shoqërinë siç bëjnë njerëzit që jetojnë atje, por unë i di padrejtësitë kur i shoh. Mënyra se si romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët trajtohen kudo në Ballkan nuk është në rregull. Mënyra se si flasim për ta, i përqeshim dhe i përjashtojmë nga shoqëria në përgjithësi nuk është në rregull. Unë kam shkruar për këtë më parë dhe nuk jam adhurues i mënyrës sesi ne shqiptarët (si në shtëpi ashtu edhe në diasporë) justifikojmë racizmin dhe paragjykimin ndaj komuniteteve tona të margjinalizuara.

Unë gjithashtu besoj se ka shumë për të fituar kur bëhet fjalë për të drejtat e grave, pasi gratë ende përballen me shtypje: duke nisur nga ngacmimet vulgare në rrugë e deri tek dhuna në familje dhe femicide (vrasja e grave sepse ato janë gra, fjalë kjo e është shpikur nga Diana H. Russel ) Shpresoj gjithashtu të shoh më shumë përparime për komunitetin LGBTQIAP +. Unë kam shumë admirim për Lendi Mustafën, personin e parë që doli publikisht si një person trans. Unë besoj se ai po hap rrugën për shumë, shumë njerëz dhe mezi po pres ta shoh të arrijë fitore të mëdha për komunitetin LGBTQIAP+.

dua Marketplace banner