Kripto remitancat janë e ardhmja e remitancave!

nga Argjenda Selmani

Kriptovaultat ofrojnë një mënyrë të shpejtë dhe të lehtë për të gjithë ata që të dërgojnë para përtej kufijve. Madje me një tarifë më të ulët. Këtu po flasim për kripto remitancat. Ato janë një mënyrë e re për të dërguar remitanca!

Kompanive tradicionale të dërgesave zakonisht u duhen rreth tre ditë për ta përfunduar një dërgesë. Remitancat dhe praktika e dërgimit të parave “në shtëpi” nga vendet e pasura, përbënë afërsisht 4% të PBB-së së vendit.

Që remitancat të vazhdojnë të jenë një mjet shpëtimi, ato duhet të jenë të shpejta. Kur nevojiten para, ato shpesh nevojiten menjëherë! Ndonjëherë, për shembull, dikush nuk mund të presë tre deri në pesë ditë që fondet të barten. Ata mund të kenë nevojë për ushqim, karburant dhe furnizime mjekësore, etj. Kjo është arsyeja pse Kripto Remitancat janë një kursim i drejtpërdrejtë!

Me kripto remitancat, ju do të kurseni  kohë dhe para!

Të gjithë e dimë se remitanca janë një transferim jo-tregtar i parave nga një punëtor i huaj, pjesëtar i një komuniteti të diasporës, ose një qytetar me lidhje familjare jashtë vendit, për të ardhurat e familjes në vendin e origjinës ose atdheun e tij. Sipas shifrave të Bankës Botërore, flukset e remitancave të regjistruara zyrtarisht drejt vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme ishin rreth 540 miliardë dollarë në vitin 2020. Këto shifra pritet të rriten me shpejtësi në vitet në vijim ndërsa globalizimi vazhdon të përshpejtohet.

Remittance Prices Worldwide, një botim i Bankës Botërore, raporton se kostoja mesatare globale e tarifës për dërgimin e një pagese të remitancave, qoftë përmes një banke, nga posta ose përmes një shërbimi të dedikuar transferimi si Western Union, ishte rreth 6.38 për qind në tremujorin e parë i vitit 2021, bazuar në një transaksion mesatar me pakicë prej 200 dollarë.

Ja pse na duhet dua pay!

dua pay është një portofol i dërgesave dhe pagesave që do të mundësojë dërgesa ndërkufitare me kosto minimale për komunitetet e fragmentuara dhe të diasporës.

Funksionalizimi i dua pay do t’u mundësojë njerëzve të dërgojnë para në formën e kriptomonedhave të qëndrueshme. Lehtësisht dhe në mënyra shumë të sigurta me pothuajse 0 tarifa. Duke i bërë kështu transferimet ndërkombëtare të parave shumë më ekonomike dhe më të aksesueshme se kompanitë aktuale financiare tradicionale.

Përtej dërgimit të parave, dua pay do t’i lejojë klientët të shpenzojnë para në tregtarë të ndryshëm online dhe offline dhe të fitojnë interes për para – të gjitha së bashku në një bilanc!

Si mund të bëjnë ndryshimin Kripto remitancat?

Siç e thamë edhe më lartë, kriptovalutat ofrojnë një mënyrë të shpejtë dhe të lehtë për dërguesit që të dërgojnë para përtej kufijve me një tarifë më të ulët. Kompanitë tradicionale të dërgesave zakonisht marrin rreth tre ditë. Me kripto, dërguesit mund të reduktojnë në mënyrë drastike kohëzgjatjen në një ditë pune. Nga pikëpamja e kostos, tarifa e remitancave për remitancat tradicionale ishte mesatarisht 6.5% në tremujorin e katërt të 2020, ndërsa tarifa e transferimit të kriptos mund të jetë më pak se 1%.

Natyra e decentralizuar e kriptos u ka mundësuar individëve të marrin kontrollin e parave të tyre. Prandaj nuk është për t’u habitur që njerëzit po heqin dorë nga kanalet tradicionale të transferimit të parave për të përdorur kripto remitancat.