Kruja: Një udhëtim në të shkuarën

nga Flogerta Driza

Kruja është një qytet i lidhur fort me legjendën e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skanderbeu.
Një nga qytetet më të vjetra në Shqipëri dhe Gadishullin Ballkanik, megjithatë shpesh vizitohet vetëm me nxitim, kryesisht për të bërë disa blerje në pazarin e tij të bukur. Qyteti ndodhet më pak se një orë larg Tiranës. Mund ta vizitoni lehtësisht brenda një dite për t’u larguar sadopak nga kaosi i kryeqytetit.

Qendra historike është e ndarë në dy pjesë. 
Pazari i vjetër, një xhevahir ku artizanët vendas shesin produktet e tyre të bëra me teknika të trashëguara brez pas brezi. Zona e Kalasë strehon Muzeun Etnografik dhe Muzeun Skënderbej, të dy për t’u vizituar sepse ofrojnë pamje të pakrahasueshme.
Fillojmë me muzeun për të arritur pastaj në pazarin e vjetër.
dua.com

Muzeu Etnografik

Kruja Muzeu Etnografik

Muzeu Etnografik – Foto: Into Albania



Muzeu ndodhet në zonën e kalasë së vjetër.

Aty zbuloni anekdota interesante për historinë e këtij qyteti antik dhe trashëgiminë e tij të paçmuar kulturore.

Një udhëtim nëpër piktura dhe buste madje edhe një kopje e statujës së heroit, përpara se të arrini në tarracën muze.
Një ballkon i vërtetë mbi Shqipërinë nga i cili, në ditët me diell, mund të admironi pamje të pakrahasueshme të bregdetin shqiptar të Adriatikut. 
Vizitoni këtë Muze Etnografik për të kuptuar përdorimet dhe zakonet tradicionale shqiptare gjatë viteve të sundimit otoman. 
Ky muze përmban brenda tij histori të pafundme dhe dëshmi të pavdekshme historike.

Pazari i  vjetër

Kruja Pazari i vjeter

Pazari i Vjeter – Foto: Anneli Salo


Kruja është e mbledhur rreth Pazarit të Vjetër.
Si rezultat i një ristrukturimi të përpiktë të realizuar nga fondacioni shqiptaro-amerikan AADF. Qëllimi sigurisht ishte për të promovuar turizmin në qendrën historike të qytetit.
Pazari është një xhevahir prej guri që duhet vizituar pa nxitim.
Aty do të shikoni artizanët e vjetër shqiptarë që ene punojnë tezgjahun me një traditë të vjetër disa shekullore.
Keni dyqanin e Xhevdet Bardhit dhe bashkëshortes së tij, të cilët prodhojnë qilima tradicionale shqiptare prej gati tridhjetë vitesh.
Pastaj, keni dyqanin e Ndriçim Gunit, i cili që në moshën njëzet vjeçare ka punuar qeleshe me dorë, ose ndryshe plisat.
Një zanat i trashëguar brez pas brezi. Një zejtari që kërkon pasion dhe forcë burrnore për t’u perfeksionuar.
Ndriçimi, nëse e pyesni, do t’ju tregojë se si e ka mësuar zanatin prej gjyshit të tij së pari dhe babait të tij më vonë. Elida Çela, nga ana tjetër, është mendja dhe dora që qëndron pas krijimit të kostumeve të shkëlqyera popullore si për burra ashtu edhe për gra.
Ndërsa Lindita Herri përpilon me përpikëri veshje, perde, mbulesa tavoline dhe tekstile të llojeve të ndryshme. Nuk mund të mos admironi kryeveprat e Vjollca Haxhiut, Dëshire Maja, Dallëndyshe Tabakut dhe Arjana Cerhozit, katër zejtareve të talentuara. Ka kaq shumë për të parë dhe kaq pak kohë!

Përmbyllja

Kruja Kalaja

Kruja – Foto: Chris Walts


Çdo hap është një ftesë për të marrë kohë për të admiruar mjeshtrit në punë, produktet e dekoruara imtësisht dhe ngjyrat e ndritshme të pëlhurave.
Pazari i vjetër është vërtetë një spektakël ngjyrash.
Një vend që shpalos artin, historinë dhe shumë tradita që janë protagonistët e vërtetë të historisë së Krujës.
Fotoja në krah është rruga para se t’i drejtoheni Kalasë së Krujës, nga ku do mund të shihni statujën e Skëndërbeut dhe shumë statuja të mrekullueshme.

Ku të hani:

Restorant Bardhi, me kuzhinë tradicionale përgjatë rrugës që të çon tek Kalaja.
Restorant Panorama, ku mund të porosisni fërgesën, një tavë të bërë me mish viçi, ricotta dhe speca.

Ku të flini:

Kruja Hospitality. Vendi ideal për të jetuar një përvojë autentike lokale. Me shtëpi tipike brenda Kalasë së Krujës, të shndërruara në një shtëpi mysafire me kopsht të bukur dhe vende për t’u argëtuar.
Rooms Emiliano. Një shtëpi e lashtë otomane, e vendosur në zemër të Kalasë së Krujës që ofron pamje marramendëse të luginës poshtë.
Hotel Panorama Krujë. Hotel luksoz që ofron një pamje të mrekullueshme të Kalasë së Krujës dhe çatisë së pazarit.

Kliko këtu për ta shkarkuar aplikacionin tani ↓