Ku të dilni për takim të parë në Prishtinë & Tiranë?

nga Flogerta Driza

Stina e dimrit ndoshta nuk është më idealja për të dalë në një takim të parë, megjithatë është një periudhë e mrekullueshme festash, ngjyrash dhe kakoeje të ngrohtë. Nëse nuk keni asnjë ide se ku ta mbani takimin tuaj të parë në Tiranë apo Prishtinë, ne jëmi këtu për t’ju ndihmuar. 

Ju kemi sjell 3 vende speciale për takimin e parë si në Prishtinë ashtu edhe në Tiranë. Zhytuni në botën magjike të ndjesisë festive të bareve dhe lokaleve më romantike. Sigurisht ka shumë të tjera që për ju mund të jenë më të bukura, dhe për këtë mirëpresim mendimin tuaj. Deri atëhere le të fillojmë me Prishtinën.

Tartine Bakery

takim të parë tek Liburnia

Një deli-kafe, e cila u hap është hapur në Prishtinë gati 5 vjet më parë. Në oborrin e saj me gjethe ka tavolina prej druriku mund të vendosni të uleni me personin tuaj të zemrës. Një kuti qelqi tregon ëmbëlsirat e ofruara nga bari si dhe cheesecaksat e shijshëm. 

Në takimin tuaj të parë mund të zgjidhni të uleni jashtë ose brenda në ndonjë vend më të vecuar. është pak i shtrenjtë për standartin e Prishtinës, megjithatë për një takim të parë vlen të impresiononi personin tuaj të zemrës apo jo?

Vendndodhja: Rruga Fehmi Agani 87, në krahun e kundërt të Ambasadës Kroate

Soma Book Station 

Natën, ‘Soma Book Station’ është një nga pikat më unike të jetës së natës në qytet. Ditën, ky vend është një nga pikat më të mrekullueshme për të bërë foto në Prishtinë!

takim të parë

Kështu që nuk ka rëndësi se kur shkoni aty për një takim të parë, sepse në cdo moment ia vlen të shkosh.

Ky vend hibrid midis bibliotekës / restorantit / kafenesë dhe bar-it është një nga vendet më të preferuara në Prishtinë. Nuk duhet ta humbisni për asgjë në botë kur të jeni në qytet. Pastaj ka libra dhe kafe në një vend, a mos vallë ka kombinim më perfekt se sa ky për një takim të parë romantik? 😍

Vendndodhja: 4 / A Fazli Grajqevci, Prishtinë

Liburnia

Ky vend tradicional ballkanik ofron një menu të gjerë me gatime solide kosovare në një hapësirë ​​të frymëzuar nga kultura historike otomane e qytetit. Cilindo të zgjdihni nga pjatat e menusë për në këtë restorant, dijeni se dolargoheni nga ky vend i ngopur nga stomaku dhe i ngopur me ndjenja dashurie prej takimit të parë. 

Ne jua sugjerojmë si vend sepse ndjell ngrohtësi dhe ambient romantik në të njëjtën kohë. Keni vende sa të dëshironi për tu ulur dhe mundësia e zgjedhjes nuk do t’ju mungojë, ndaj ia vlen 100%.

Vendndodhja: Meto Bajraktari, Prishtinë

Sa i përket Tiranës, vende ka pafund megjithatë ne kemi zgjedhur 3 më specifiket për takime romantike.

Komiteti – Kafe Muze

I dekoruar me objekte dhe motive nga periudha e komunizmit ky vend ifron larminë më të madhe të llojeve të rakisë në qytet.

jetën e natës tek Komiteti

Nëse e zgjidhni si një vend për një takim të parë keni për t’u dëfryer siç nuk ua ka pritur mendja se mund ta argëtoheshit brenda ‘një muzeu’.

Suksesi i këtij vendi bëri që të hapet një Kafe Muze i ngjashëm i quajtur “Qoshka” edhe në Korçë. Megjithatë, kjo nuk është arsyeja e vetme pse jua sugjerojmë si një vend për takim të parë. Arsyeja kryesore është sepse ky vend, mbushur plot me të rinj do t’ju bëj të ndiheni rehat dhe pa siklet.

Vendndodhja: Rruga Fatmir Haxhiu, Tiranë (pas Piramidës)

Radio Bar

Nga t’ia nisim për këtë vend i cili është si një pikë referimi për jetën e natës në Tiranë. Kjo fale atmosferës të pakonkurrueshme që vjen përmes netëve të xhazit, mbrëmjeve plot nostalgji me muzikë disko, rrok apo elektronike. Dekori është sa modern aq edhe nostalgjik dhe pijet janë të thjeshta por të shijshme.

Për takim të parë është vend ideal ku mund të shijoni muzikë, pije dhe njëri-tjetrin nën një fond sa romatik aq edhe aventurier.

Vendndodhja: Rruga Ismail Qemali P. 29 Ap. 1, Tirana (Bllok)

Pazari i Ri – 10 minuta larg Sheshit Skënderbej

Pazari i ri takim të parë

Për Pazarin e Ri nuk kemi çfarë t’ju themi sepse zgjedhjet janë pa fund. Një nga vendet e mia të preferuara sepse e kam edhe shumë afër me shtëpinë. A ia vlen të shkoni aty për një takim të parë? Posi jo, si kafenete baret apo restorantet aty ka plot. 

Ngjyra të ngrohta familjare por edhe vende romatike në varësi të atyre që zgjidhni ju. Rrugë me kalldrëm dhe mbi të gjitha keni edhe tregun afër. Mund të ndaleni dhe të blini diçka të shijshme ose uluni e pini një kafe të ngrohtë tek Mulliri i vjetër buzë hyrjes së Pazarit të Ri.

Për një takim të parë, ne mendojmë se sidomos tani me ngjyrat dhe dritat e zbukuruara prej festave, është vendi më ideal për të kaluar bukur.