Kur duhet të dal në takim me dikë që e kam njohur onilne?

nga Argjenda Selmani

Shumica e të rinjve sot janë në një marrëdhënie me dikë e kanë takuar në dating apps, apo aplikacione për përputhje dhe takime. Mirëpo kur duhet të dal në një takim me dikë që e kam njohur online?

Padyshim se kjo pytje paraprihet nga shumë pyetje tjera. Ndonjëherë kemi dilema se cilat fotografi tona t’i vendosim në profilin e aplikacionit në fjalë. Shpesh hezitojmë të shkruajmë të parët apo thjeshtë edhe të përgjigjemi pasi që jemi bërë match me dikë. Mirëpo, kur i kalojmë gjitha këto faza, pyetja kryesore është se sa kohë duhet të presim për një takim?

Më mirë herët se vonë!

Sipas Hayley Quinn, eksperte e takimeve, më mirë të takohemi më shpejt sesa më vonë me dikë që jemi njohur online dhe që po na duket se po na pëlqen! Ajo konsideron se një deri në dy javë është kohë optimale. Kjo është kohë e mjaftueshme për të biseduar, për tu njohur dhe për t’i mbajtur shkëndijat gjallë deri sa të takohemi për herë të parë!

Përse duhet të takohemi shpejt me dikë qe e kemi njohur online?

Arsyeja se pse duhet të mos vonoheni për të dalë në një takim me dikë që jeni përputhur online është që të mos e mendoni shumë gjatë personin në fjalë.

takimet

“Nëse shkëmbeni shumë mesazhe me dikë, krijoni një ide se si do të jetë në kokën tuaj. Dhe nëse ai imazh nuk përputhet me realitetin, mund të çojë në zhgënjim”, thotë Hayley. Gjëja më e mirë qe mund të bëni është të mos e lini veten të krijoni shumë një imazh për dikë para se të takoheni, dhe të lini që ai i vërteti të ndikojë në perceptimet tuaja.

Nëse dërgoni shumë mesazhe me dikë para se të takoheni ka shumë gjasa që të lidheni emocionalisht. Në këso raste edhe zhgënjimi do të jetë më i madh.

Kur takohemi sy më sy e kuptojmë më lehtë qëllimin e tjetrit

Në aplikacionet për takime online shpesh është e vështirë të kuptojmë se cili është qëllimi i tjetrit. Të dimë se a po kërkojmë të dy të njëjtën gjë. Qoftë ajo thjeshtë njohje miqësore, argëtim apo lidhje serioze. Kur kalojmë kohë se bashku me dikë qoftë vetem 2-3 herë, ne arrijmë të kuptojmë disa gjëra. Nuk duhet të harrojmë se një takim i realizuar 1-2 javë pasi jemi njohur online na kursen kohë në rast se nuk përputhemim e atë person. Ose në anën tjetër, na dërgon me shpejt tek romanca që po kërkojmë!

Për të mësuar se si të keni sukses në aplikacionet online klikoni këtu.