Kur ndahen më tepër çiftet – Periudhat e vitit që arrijnë kulmin

nga Flogerta Driza

Kur ndahen më tepër çiftet? Kjo është një pyetje e vështirë, sidomos duke marrë parasysh se një vit marrëdhënie është kohë relativisht e gjatë. Kam filluar të kem një vlerësim të lartë për çiftet që kalojnë më tepër se një vit pa u ndarë.

Në të vërtetë një vit është një kohë mjaft e gjatë … sidomos në këtë kohë dhe epokë kur shtrirja mesatare e vëmendjes është zvogëluar ndjeshëm. Kohët e fundit hasa një studim i bërë nga Men’s Health që tregonte se cilat ishin periudhat e vitit në të cilin ciftet ndaheshin më shumë. Ky informacion u mblodh pasi u monitoruan përditësimet e profileve të Facebook-ut në lidhje me ndarjet. Ja cilat ishin rezultatet e këtij studimi interesant:

1: Dita e Shën Valentinit

ndarja

Mesa duket disa çifte preferokan të ndahen në këtë ditë të bukur të dashurisë. Dhe më ironikja nga të gjitha është se në këtë ditë të shënuar ka më shumë ndarje se çdo periudhë tjetër të vitit. Nuk e dimë se cilat mund të jenë arsyet e ndarjeve, por intuita më thotë se dhuratat mund të jenë shkaktaret.

2: Pushimet Pranverore

Kur ndahen më tepër çiftet? Mesa duket kur fillon pranvera dhe hormonet tona fillojnë të shkelmojnë. Kjo periudhë është e vështirë për ata që janë në një marrëdhënie. Ndaj, shumica zgjedhin të ndahen, për të përjetuar atë që quhet ‘summer fling’.

3: Dita e Gënjeshtrës, 1 Prilli

Po, po e dëgjove mirë. A mos është kjo një shaka e sëmurë? A ndahen vërtet njerëzit si për shaka në 1 Prill? Mesa duket po, të paktën kështu thotë studimi. 

4: Të hënat

Të hënat përfshihen shpesh në studime. Mesa duket, përveçse qënka dita më e urryer e punës, është gjithashtu një ditë që çiftet zgjedhin më së shumti për t’u ndarë. Kjo mund të vij për shumë arsye, por mos të harrojmë se ditët e hëna janë edhe ditët ku njerëzit pësojnë më së shumti atak kardiak. S’do mend që stresi mund të jetë një nga arsyet kryesore që shtyn drejt ndarjes.

ndarja

5: Sezoni Veror

Ashtu si ethet e pranverës, vera është gjithashtu një kohë “për të luajtur” gjatë vitit. Njerëzit festojnë, vizitojnë plazhet, argëtohen e sigurisht pëlqejnë edhe të flirtojnë tek tuk. Kjo me shumë mundësi sjell konflikte dhe pa dyshime edhe shumë ndarje. Mund të ketë arsye të shumta, por një nga kryesoret është dëshira për aventurë e cila arrin kulmin në këtë sezon.

6: 2 javë para sezonit të festave

Kur planifikoni të ndaheni, ndonjëherë duhet të merrni parasysh kohën. Ndarja me dikë është e dhimbshme, por ndarja me të gjatë festave të fundvitit është komplet mizore. Ndaj, shumica zgjedh (a thua se e kemi bërë të gjithë me dakortësi) të ndahen para festave të fundvitit.

Presioni e stresi për të prezantuar familjen gjatë sezonit të festave mund të jetë një nga arsyet kryesore të ndarjes. Kjo sepse jo shumë çifte janë gati të marrin hapin tjetër në lidhjen e tyre. Cilado qoftë arsyeja, na vjen keq që dy javë para festave shumë çifte preferojnë të ndahen se sa të vazhdojnë më tej.

Kliko këtu për ta shkarkuar aplikacionin tani ↓