Kush thotë më parë ‘Të Dua’, mashkulli apo femra?

nga Flogerta Driza

Kush thotë më parë “Të dua”, mashkulli apo femra? Kush ndjehet më i lumtur kur dëgjon këto fjalë, mashkulli apo femra? Shumica e njerëzve do të përgjigjen “femra” në të dyja pyetjet dhe shumica janë gabim!

Sipas disa studimeve të bëra, meshkujt jo vetëm që e thonë të parët por ata po ashtu janë edhe më të lumtur kur e dëgjojnë duke ua thënë. Ja si e shpjegojnë studiuesit:

Meshkujt apo Femrat?

Të duaRezultatet e një studimi të bërë për këtë temë thonë se në rreth 62 % të rasteve janë meshkujt ata që thonë të parët fjalën “Të dua”.  Megjithatë, ky studim nuk e mohon, por e thekson se për femrat kjo është një fjalë shumë e rëndësishme.

Studiuesit po ashtu raportojnë se: “Reagimet e meshkujve dhe femrave për rrëfimin e dashurisë ndryshojnë në qoftë se çifti ka qenë në një marrëdhënie intime apo jo.
Këta studiues kanë demonstruar se të thënit dhe të dëgjuarit e fjalës  “Të dua” ka domethënie të ndryshme.  Ata theksojnë se ka rëndësi se KUSH po e rrëfen dhe KUR po bëhet rrëfimi.

Çfarë do të thotë kjo?

Hug

Sipas studiuesve motivimi i individit duhet të merret parasysh dhe sigurisht që edhe pjesa e marrëdhënies intime është e rëndësishme. Ata konsiderojnë se mashkulli e mendon fjalën “Të dua” në gjashtë muaj para partneres së tyre.

Meshkujt po ashtu janë të kënaqur të dëgjojnë këtë fjalë edhe nëse çifti ende nuk ka pasur marrëdhënie intime. Në këtë studim, meshkujt kanë treguar se kanë menduar të shprehin dashurinë e tyre  tre muaj pasi janë njohur.

Kurse në anën tjetër femrat fillojnë të mendojnë për këtë shprehje dashurie pak më vonë, përafërsisht pas pesë muajsh.

Si përfundim, nuk ka rëndësi se kush e thotë i pari  fjalën “Të dua”, mashkulli apo femra. Kjo sepse çdo lidhje është ndryshe nga tjetra. E rëndësishme është që kushdo që ta thotë i pari, ta mendojë mirë dhe ta ndiejë me të vërtetë!

dua Marketplace banner