Kuzhina Maqedonase-10 pjata që duhet t’i provoni me patjetër

nga Flogerta Driza

Maqedonia e Veriut është një territor i panjohur për shumë prej nesh, por ka plot vende që vlejnë të vizitohen. Përveç kësaj Kuzhina Maqedonase ofron gatime të shkëlqyera që nuk duhen humbur.

Një përzierje e Lindjes dhe Perëndimit, një komb që ka qenë gjithmonë një vend takimesh, shkëmbimesh dhe kryqëzimesh të njerëzve nga të gjitha anët, të cilat kanë ndikuar në shijet, kulturën dhe zakonet. 

A keni menduar ndonjëherë pse përzierja e frutave të prera në copa të vogla që hahet në mbrëmjet e nxehta të verës në të gjithë Ballkanin dhe jo vetëm, quhet “sallatë frutash”? 

Për ta kuptuarpse, mjafton të vizitoni këtë Maqedoninë e Veriut. Karakterizuar historikisht nga një përzierje e popujve dhe grupeve etnike që kanë ndikuar dhe formësuar kulturën e saj. 

Le të flasim për gastronominë e këtij vendi të mrekullueshëm, dhe cfarë mund të ofroj për turistët

traditaKuzhina lokale, në fakt, është një kombinim i shijeve mesdhetare, ballkanike dhe osmane: 

– aroma acidike e taratorit (një salcë e bazuar në kos dhe tranguj)
– pitet e shijshme të mbushura me spinaq,
– mishi i qengjit me aromë të fortë e shumë gatime të tjera.

Megjithatë, që të mos zgjatemi po ju sjellim disa nga pjatat më të njohura tradicionale të Maqedonisë së Veriut për të provuar kur të udhëtoni atje.

1. Tavçe Gravçe

Tavë e bërë me fasule, salcë domatesh dhe erëza. është pjata kombëtare maqedonase par ekselencë. Nëse nuk provoni këtë pjatë, më mirë mos shkoni fare.

2. Shopska

Kuzhina Maqedonase sjell këtë sallatë të shijshme me domate, tranguj, qepë, vezë dhe djathë. Sallatë tipike vendase dhe e parezistueshme.

Kuzhina Maqedonase

3. Tarator

Salcë kosi të thartë dhe kastravec. Taratori njihet shumë në Ballkan dhe përdoret shpesh si pjatë shoqëruese si në Shqipëri apo Greqi.

4. Burek

Byrek i këndshëm tipik i Turqisë dhe Ballkanit zakonisht i mbushur me spinaq ose mish ose ricotta. Byreku është ndikim i kuzhinës turke, por sigurisht tashmë ka marrë nuanca tipike të kuzhinës Ballkanase të cilët përdorin peta më të trasha e mbushje më të majme.

5. Ajvar

Salcë e përhapur pothuajse në të gjithë Ballkanin e përgatitur me speca, djegës, patëllxhanë dhe hudhër. Mund të jetë e ëmbël ose pikante, në varësi të kujt e ka përgatitur.

6. Selsko Meso

Një pjatë e përgatitur me mish (zakonisht mish derri), qepë, kërpudha dhe speca. Pa diskutim, një gatim për të lëpirë gishtat.

7. Pastrmajlija

Një lloj pice e mbushur me mish (qengji, dele ose mish derri), vezë dhe speca djegës. Nëse do të shtosh ca kile, bën mirë një vizitë në Maqedoninë e Veriut dhe me një ushqim të tillë, do ë mbushësh barkun bollshëm.

speca tmbushura8. Polneti Piperki

Speca të mbushur me mish dhe oriz dhe zakonisht shërbehen me salcë kosi sipër. Të paharrueshme.

9. Trofta e Ohrit

Tipike e rajonit liqenor të Ohrit. Mirëpo, duke qënë se peshkimi në liqen është i ndaluar, trofta që do të provoni është troftë e zbutur e rritur në rezervate. Mos besoni kur t’ju thonë se ju shërbejnë troftë të egër. Ndryshimi midis llojëve është i dukshëm.

10. Halva

Midis shumë ëmbëlsirave me origjinë osmane, halva e bërë nga pasta e susamit është veçanërisht e shijshme. Shoqërohet ose jo me sherbet, sidoqoftë është një ëmbëlsirë e lehtë dhe e paharrueshme.

Herës tjetër, kur të vizitoni Maqedoninë e Veriut, hani e porosisni gjellë vendase. Në këtë mënyrë do të shijoni me të vërtetë kulturën dhe shijen e vëretë që ofron Kuzhina Maqedonase.

Kliko këtu për ta shkarkuar aplikacionin tani ↓