Ky është një gabim që s’duhet ta bëni në lidhjen tuaj! 

nga Argjenda Selmani

Kur jemi në një marrëdhënie që na bën të ndihemi keq, shpesh përpiqemi të justifikojmë partnerin. Sado e çuditshme t’ju duket, ky është një gabim që s’duhet ta bëni më!

Nëse filloni të mos e justifikoni më partnetin tuaj për çdo sjellje të tij, do nisni t’a shikoni më qartë situatën në marrëdhënien tuaj. Mos e bëni më këtë gabim, sidomos në rastet që do t’i përmendim në poshtë.

Nëse nuk interesohet, mos e justifikoni se është i zënë

Nëse kalojnë orë të tëra ose ditë që partneri juaj nuk kujtohet t’ju shkruaj, ose t’ju kthej mesazhin që i keni dërguar, mos vazhdoni ta justifikoni. Ka shumë persona që përsërisin vazhdimisht se i dashuri apo e dashura e tij është e zënë.
Në këso raste, vlerësojeni më shumë kohën tuaj. Kujtoni se si ju edhe pse jeni i/e zënë gjeni kohë për gjithçka, sidomos për partnerin… 

Nëse dikush nuk ju trajton aq mirë sa e meritoni, mos e justifikoni

Është e dhimbshme sa shpesh dëgjojmë shoqet apo shokët tanë duke arsyetuar partnerët për sjellet e tyre. “Ka pasur një ditë të keqe, prandaj është nervoz.”
Është i zemëruar me dikë tjetër dhe shfryhet tek unë.”
Duhet ta dini se përderisa bëjnë këto justifikime ata po krijojnë një vizion në kokën e tyre se çfarë mendojnë se është marrëdhënia e tyre, apo çfarë ata dëshirojnë që të jetë.

Nëse nuk ju përfshin në jetën e tij edhe kur ju insistoni, mos e justifikoni

Familja dhe shoqëria juaj tashmë e di historinë tuaj dhe e njohin të dashurin apo të dashurën tuaj. Mirëpo, nga ana tjetër nuk është e njëjta gjë. Në këso raste mendojmë se nuk duhet ta justifikoni partnerin/partneren tuaj duke thënë se nuk është gati.
Nëse nuk ndiheni mjaftueshëm të përfshirë në jetën e tij, duhet t’ja thoni. Kur të ndërmerrni këtë hap, si gjithë hapat e tjerë në një lidhje, duhet të koridoheni e ta bisedoi me partnerin.

dua Marketplace banner