Lia dhe Burimi gjetën dashurinë e jetës në dua.com!

nga Argjenda Selmani

Misioni i dua.com është t’i bashkojë njerëzit përmes një platforme të vetme. Lia dhe Burimi janë dy të rinj që falë dua.com janë bashkuar me anë të dashurisë. Tashmë lidhja e tyre është kurorëzuar edhe me martesë!

Të dy e gjetën njëri-tjetrin në dua.com. U pëlqyen, u përputhen, u njohën dhe nisën rrugëtimin e tyre të përbashkët. Ata shprehin mirënjohje për aplikacionin dua.com, që u bë urëlidhëse mes tyre. Në një rrëfim ekskluziv, dy të dashuruarit që kanë nisur jetën e përbashkët në Gjermani, tregojnë se si ju buzëqeshi fati në dua.com!

Një lidhje në distancë që u kurorëzua me sukses

Një lidhje në distancë që u kurorëzua me sukses

Ndërsa Burimi jetonte në Gjermani dhe Lia në Kosovë, dua.com eleminoi këtë distancë mes tyre, duke iu mundësuar njohjen. Lidhja mas Diasporës dhe Kosovës ndodhi natyrshëm, ashtu siç ndodhë gjithmonë kur të rinjtë e vendit dhe ata të Diasporës përdorin aplikacionin tonë.

“Kam qenë duke parë emisonin NIN në Klan Kosova, vitin e kaluar në muajin gusht, dhe aty ishte i ftuar themeluesi i këtij aplikacioni, Valon Asani. E dëgjova me vëmendje dhe nga kurreshtja vendosa ta shkarkoj aplikacion në telefonin tim. Mu duk shumë interesant që është një aplikacion shqiptar, për shqiptarët”, tregon Lia. Ajo e pranon se nuk ka kaluar shumë kohë duke shfletuar aplikacionin dua.com, por fati deshi të gjente përputhjen e duhur.
“Ka qenë shumë interesante sepse edhe Burimi është informuar pikërisht nga ky emision për aplikacionin. Kur e kam pyetur pas disa muajsh dhe e kam kuptuar se edhe ai e ka shkarkuar aplikacionin menjëherë pas emisionit, sikur unë, e kam ndierë që kjo ishte vertetë diçka magjike”, thotë ajo. Tek njëri-tjetri ata kanë gjetur lumturinë dhe dashurinë e kërkuar. Të dy ndihen sikur e plotësojnë njëri-tjetrin. Planet dhe ëndrrat e tyre për të ardhmën janë të shumta.

“Ne kemi qenë fati i njëri-tjetrit por ‘msiti’ është dua”

Lia dhe Burimi

“Unë gjithmonë i them burrit tim, ne kemi qenë fati i njëri-tjetrit por msiti është dua”, thekson Lia. Siç tregon vet çifti, komunikimi i tyre online pasi u njohën në dua.com, vazhdoi intenzivisht për tre muajt që vijuan. “Ne kemi folur tre muaj rregullisht. Pra u njohëm me njëri-tjetrin në distancë. Për fat të mirë të dy kemi qenë nga i njëjti rajon i Kosovës. Prandaj dhe e kishim më të lehtë”, tregon Lia, duke folur për fillimet e lidhjes së tyre. Sikur secili çift tjetër, kur Burimi erdhi nga Gjermania ata dolën në takim e parë, pastaj vazhduan lidhjen e tyre dhe vendosen të fejoheshin në nëntor, për ditëlindjen e Lias. 

“Kur të kemi një vajzë do ta quajmë Dua”

Jeta e tyre e përbashkët në Gjermani ka nisur tashmë. Pas rregullimit të dokumenteve, Lia i është bashkuar Burimit atje. Të dy shpresojnë të mund ta festojnë martesën e tyre këtë verë në Kosovë e pastaj planifikojnë të krijojnë edhe familje, krahas zhvillimit të karrierës së gjithsecilit.

Lia-Burimi

“Ne e kemi në plan tashmë që kurdo që të kemi një vajzë ta emërojmë Dua”, tregon Lia.  Tutje ajo thotë se te Burimi ka gjetur dashurinë e jetës. Ai i ka plotësuar të gjitha pritshmërit e saj dhe të dy e bëjnë shumë të lumtur njëri-tjetrin. “dua.com mi ka hapur dyert, ma ka ndryshuar jetën. Ne jemi shumë të lumtur me njëri-tjetrin”, shprehet ajo.

Tutje ashtu siç i inkurajon të gjithë familjarët dhe shoqërinë e saj, ajo i inkurajon edhe të gjithë ndjekësit e duas të mos dorëzohen, dhe ta përdorin aplikacionin.  “Përdoreni sepse është një aplikacion i sigurtë, i ideuar për shqiptarët dhe që na ndihmon të lidhemi me njëri-tjetrin, pa marrë parasysh vendin se nga jemi”.

A je njoftuar edhe ti me partnerin/en tënde në dua.com? Ne duam të dëgjojmë histori të tilla frymëzuese. Ndaje me ne tregimin tënd duke klikuar këtu!

dua Marketplace banner