Lidhja në distancë – nëse doni që të funksionojë ndiqni këta hapa

nga Flogerta Driza

Lidhja në distancë është e vështirë për të gjithë. Megjithatë, me teknologjinë e sotme, lidhjet kanë evoluar në shumë drejtime. Mjafton një telefonatë apo thjesht një vidoecall dhe distanca që ju ndan, zhduket.

Lidhjet në distancë jo gjithmonë ecin. Mirëpo nëse mendoni se keni gjetur njeriun e jetës atëhere ndiqni këta hapa të thjeshtë që lidhja juaj të forcohet.

coupleVendosni kufij të qartë personal

“Më e rëndësishmja është që ju dhe partneri juaj të vendosni disa kufij: çfarë është e pranueshme dhe çfarë nuk është”, thotë April Davis, ekspert i marrëdhënieve dhe Themeluesi i LUMA Luxury Matchmaking.

“Dihet se kufijtë që vendosen në lidhje me besnikërinë janë të rëndësishme. Mirëpo mesa duket kufijtë personal luajnë një rol akoma më të madh tek lidhjet në distancë”, thekson ai.

Sipas Davis marrëdhëniet në distancë dështojnë për shkak të mungesës së besimit dhe pushtimit të hapësirës personale, ​​edhe nëse është vetëm hapësirë ​​virtuale. Prandaj kushtoni vëmendje këtyre gjërave nëse doni të shpëtoni lidhjen tuaj.

Tregojuni njerëzve për marrëdhënien tuaj

Që lidhja në distancë të funksionojë, së pari duhet të pranoni që jeni në një të tillë. “Shumica e marrëdhënieve në distancë nuk duken sikur janë të vërteta sa lidhjet normale” thotë David Bennett, këshilltar i marrëdhënieve.
“Për ta bërë sa më normale lidhjen në distancë, sigurohuni që të gjithë ta dinë, miqtë, familja etj”, thotë Bennett.

coupleShikoni zënkat si një shenjë e mirë

Kjo këshillë do t’ju shërbej për çdo marrëdhënie që do keni në të ardhmen, jo vetëm për lidhjet në distancë.

Të gjitha marrëdhëniet kanë ulje-ngritjet e tyre. Mirëpo një studim në Journal of Marriage and Family tregoi se çiftet që përdorin strategji konstruktive për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve kishin më pak të ngjarë të shpërthejnë në argumente.
Si strategji konstruktive konsiderohet dëgjimi i këndvështrimit të njëri-tjetrit dhe përpjekja për ta bërë të qeshur partnerin e tyre.
Prandaj, në vend që të anashkaloni një zënkë, përdorni atë. Përdoreni si një mundësi për të punuar më shumë me partnerin tuaj që të përmirësoni lidhjen.

Mos harroni se partneri juaj nuk është perfekt

“Disa partnerë kanë tendencën ta idealizojnë marrëdhënien e tyre dhe ta mendojnë më të mirë sesa është në të vërtetë”, thotë shkencëtari i hulumtimit eHarmony, Jonny Beber.  “Kërkimet kanë treguar që çiftet që e idealizojnë marrëdhënie e tyre kanë më shumë të ngjarë të ndahen kur përballen me të vërtetën. Si pasojë marrëdhënia është e paqëndrueshme.
Në vend që të ndërtoni në kokën tuaj një partner të përsosur, përpiquni t’i mbani gjërat në perspektivë”, thotë ai.

Këto janë këshilla ekspertësh por jo gjithmonë i marrim parasysh këshillat pa e provuar vet. Megjithatë, nëse ju që jeni në nje lidhje në distancë keni ndonjë këshillë më tepër, na shkruani. Mirëpresim çdo sygjerim!