Lidhje serioze apo vetëm argëtim – ja si t’i dalloni

nga Argjenda Selmani

Nëse ju ka ndodhur ndonjëherë që të keni vështirësi ta dalloni a jeni në një lidhje serioze apo thjeshtë po argëtoheni, mos u brengosni. Në situata të tilla ndodhen shpesh shumë njerëz.

Kjo zakonisht ndodhë si mungesë e komunikimit midis partnerëve. Mund të jetë edhe keqkuptim apo thjeshtë të dy kanë mendime dhe pritshmëri të ndryshme për njëri-tjetrin. Mirëpo nëse nuk merrni një përgjigje nga partneti juaj se a jeni në një lidhje serioze apo thjeshtë po argëtoheni, mund ta mësoni nga këto shenja.

Takoheni shumë rrallë

Nëse takoheni shumë rrallë edhe kur jeni në të njëjtin qytet fatkeqësisht kjo nuk është shenjë e mirë. Nuk po flasim për ato nje lidhje seriozekur të dy jeni shumë të angazhuar dhe takimet nuk ndodhin për arsye shumë të forta.
Mirëpo po flasim për rrethana më normale kur edhe kur mundeni dhe keni kohë nuk takoheni. Kjo nuk do të thotë se kur jeni bashkë nuk kaloni mirë apo nuk argëtoheni.

Vetëm se këtë e bëni shumë rrallë dhe nuk komunikoni aq shumë. Përveç se kur ju duhet të caktoni takimet e juaja romantike. Në një lidhje serioze në rrethana normale ky fenomen nuk ndodh shumë shpesh.

Nuk dilni bashkë në publik

Nëse jeni bashkë tash e disa javë por ai ose ajo i shmanget daljes në publik me ju, atëherë keni një problem. Një gjë e tillë tashmë do të duhej të ndodhte lirshëm në një lidhje qëllimi i së cilës është serioz. Tek e fundit të dalurit bashkë në drekë, për kafe, për blerje, etj, është gjëja më normale në botë. Prandaj mendoni se pse partneri ose partnerja juaj po i shmanget kësaj gjëje. Ne ju këshillojmë që së pari të provoni edhe njëherë ta ftoni për drekë në një vend që njihet në qytetin tuaj. Nëse ai apo ajo sërish refuzon, mendojmë se është koha të flisni me të. Ka shumë rëndësi që ta sqaroni situatën tuaj njëherë e mirë.

Nuk ja njihni shoqërinë dhe familjen

cift ne lidhje seriozeKjo nuk do të thotë se që  nga fillimi duhet t’i njihni të gjithë rrethin e tij. Kjo dallon në raste të ndryshme. Megjithatë tek shumica e çifteve në fillim shoqëria dëgjon për personin në fjalë. Pastaj janë ata që takohen me çiftin, e më vonë edhe familja. Megjithatë, nëse jeni bashkë tash e një kohë dhe askush në rrethin e tij apo saj nuk di për ekzistencën tuaj, atëherë kjo nuk është gjë pozitive.

Tek e fundit është shumë normale që të flasësh për një person me të cilin do të kesh një lidhje serioze. Gjithashtu është normale që më vonë edhe ta njoftosh me personat e afërtë. Prandaj mendojeni mirë këtë situatë në të cilën ndodheni aktualisht. Mos harroni asnjëherë të provoni të flisni me parterin tuaj për mënyrën si ndiheni dhe ta pyesni atë gjithashtu. Komunikmi do të ju kursej nga shumë probleme dhe keqkuptime që mund të lindin më vonë. 

Nuk flisni kurrë për një të ardhme të përbashkët

Në një lidhje serioze është e ardhmja e përbahkët ajo që na mban të lidhur me partnerin. Edhe nëse ende nuk janë të qarta të gjitha idetë, si ku do të jetoni, sa fëmjë do të keni etj, është e rëndësishme ta mendoni të ardhmen bashkë. E në lidhjet ku qëllimi i vetëm është argëtimi kjo nuk ndodh. Bisedat për të ardhmën shmangen dhe nuk mendohet më larg se për të nesërmën. Prandaj nëse e konsideroni lidhjen tuaj serioze mos hezitoni të filsni për të ardhmen dhe atë çka ju pret së bashku. Kjo do të ju ndihmojë më shumë se që mendoni!

dua Marketplace banner