Llojet e çifteve në rrjetet sociale – gjeni se cilët jeni ju

nga Argjenda Selmani

E pranuam apo jo, tash e shumë kohë rrjetet sociale kanë rol të rëndësishëm në marrëdhëniet e çifteve. Shumica e lidhjeve janë të pasqyruara aty. Jemi të bindur se kur shfletoni rrjetet tuaja sociale shihni dhjetëra postime çiftesh. I pëlqeni e i komentoni.

A keni menduar ndonjëherë se si dallojnë profilet e disa çifteve prej të tjerëve? Sigurisht edhe ju keni qenë të vëmendshëm për mënyrën se si ju e paraqisni lidhjen tuaj në rrjetet sociale. Më poshtë po ju sjellim disa lloje të çifteve që të gjithë i shohim në rrjetet sociale. Jemi te bindur se diku do ta gjeni vetën!

Të pandashmit

taking photoTë parët po përmendim çiftet që pothuasje postimet i kanë bashkë. Fotografitë në Facebook, Instagram apo storjet në Snapchat dhe rrjetet të tjera sociale. Shumicën e kohës janë pothuajse të njëjtat fotografi dhe postime që i shohim tek të dy profilet.  Zakonisht janë këta që dedikojnë më shumë mesazhe dashurie  njëri-tjetrit publikisht. Te këto lidhje të gjithë e vërejnë kur postimet e fotografitë ndalen sepse janë aq aktiv!

Të rezervuarit

Të gjithë kemi në rrjetet tona sociale çifte që e dimë që janë së bashku por janë të rezervuar me postime.  Tek ta gjejmë ndonjë fotografi që dëshmon se janë së bashku por asnjëherë postime të tepruara. Zakonisht ndonjë foto profili ose ndonjë postim rrallë edhe aq. Askush nuk ka shumë informacione për ta. Ata nuk i ndajnë as dramat e as emocionet e tyre me të tjerët. E ruajnë jetën e tyre personale edhe pse dihet që janë bashkë.

Dyshja e udhëtimeve
travels

Në rrjetet tona sociale janë edhe ato çifte që udhëtojnë gjatë tërë kohës. Dyshja e udhëtimeve që ju pëlqejnë të shetisin së bashku. Ata që me panaromat e tyre të dashurisë na dërgojnë edhe neve në vendet ku shkojnë. Secili udhëtim i tyre, qoftë edhe një vikend i shkurtë, zë vend në profilet e tyre. Ata mund të jenë çifte që shpenzojnë shumë dhe kanë udhëtime luksoze apo edhe njerëz që ju pëlqen kampingu dhe udhëtimet i kanë spontane. Të gjithë e dimë nga po shkojnë dhe si po kalojnë ata!

Anonimët

loversSigurisht njihni çifte që e dini se janë bashkë por nuk gjeni gjurmë të lidhjes së tyre në rrjetet sociale. Këta po i quajmë simbolikisht anonimët. Natyrisht se ka çifte të tilla që kanë arritur ruajnë privatësinë e tyre totalisht. Këtë e kanë bërë duke zgjedhur të mos postojnë në rrjetet sociale as edhe një gjurmë që janë bashkë. Këtu nuk hyjnë çiftet që sapo kanë filluar lidhjen dhe ende nuk janë në fazën e rrjeteve sociale.

Çiftet ku vetëm njëri partner është aktiv

Në fund, po përmendim edhe ato çifte në të cilat e shohim se  vetëm njëri prej partnerëve është aktiv. Natyrisht po flasim gjithmonë për rrjetet sociale. Besoj të gjithve na ndodh të shohim vetëm të dashurin ose të dashurën duke postuar. Mirëpo nuk e shohim të njëjtën nga tjetri partner. Të njëanshme janë fotografitë e madje ndonjëherë edhe komentet e pëlqimet. Të gjithë historinë e dashurisë e shohim vetëm nga njëra anë e çiftit.

 

dua Marketplace banner