Maqedoni: Një fundjavë në Ohër!

nga Flogerta Driza

Nëse doni një fundjavë ndryshe atëhere Maqedonia mund të jetë zgjedhja juaj e radhës. Më pak fjalë, ju ftojmë të kaloni një fundjavë në Ohër.

Ka shumë arsye pse kjo zonë është, për mendimin tim, një nga zonat më interesante për t’u vizituar në Europë. Tenxheret kulturore prej balte, vende të panjohura, fe të ndryshme, shumëllojshmëri ushqimesh dhe peisazhesh… Mund të vazhdoj pafund. Gadishulli Ballkanik është një vend me bukuri të jashtëzakonshme që duhet të vizitohet sa më shpejt, përpara se të gjithë ta kuptojnë bukurinë e tij.

Më në fund vizitova Ohrin. Kishte kaluar shumë kohë që kur doja të shkoja në këtë qytet të vogël simpatik në Maqedoni. I konsideruar nga maqedonasit si kryeqyteti kulturor i vendit, realiteti nuk zhgënjeu pritshmëritë e mia. Përkundrazi, Ohri është një çudi më vete, një vend magjik që ua rekomandoj të gjithëve për ta vizituar. Në këtë artikull do t’ju jap disa ide se çfarë të vizitoni në Ohër.

Çfarë duhet të shohësh për një fundjavë në Ohër!?

– Qëndra historike e Ohrit

fundjavë Ohër

Foto: @Mosaique13 via Twenty20

Qëndra historike e Ohrit është një perlë me rrugë të shtruara. Ka kisha ortodokse, sheshe të fshehura dhe shtëpi të stilit otoman. Qindra shtëpi në stilin otoman. Nuk mund ta besoja se në këtë qytet kishin ruajtur me kaq fanatizëm kaq shumë ndërtesa që datojnë nga epoka otomane.

Arkitektura otomane është e pranishme në disa qytete të Ballkanit dhe, për mendimin tim, është shumë e bukur. Ata që janë të dhënë pas këtij zhanri, përveç Ohrit, nuk mund të mos rrinë pa vizituar Beratin dhe Gjirokastrën. Këto dy qytetet historike shqiptare përfshirë edhe Ohri janë në listën e vendeve të trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

– Shtëpia Robevi

Robevi

Foto: Freepik

Veçanërisht në Ohër, Shtëpia Robevi, një ndërtesë madhështore që në të kaluarën i përkiste  një prej familjeve më me ndikim maqedonas. Shtëpitë, megjithatë, janë shumë dhe të gjitha aq të bukura sa nuk do ndaloni së fotografuari. Duke ecur nëpër qendrën historike do të shihni edhe kishën e Sveti Sofjes, katedralja e qytetit. Kjo e fundit daton në gjysmën e parë të vitit 1000, e rrethuar nga një oborr mjaft i bukur për të pushuar mes vizitave.

– Sveti Jovan Kaneo

Vitet e fundit kam parë imazhe të shumta të kësaj kishe të bukur në internet, por realiteti padyshim ka tejkaluar pritshmërit e mia. Kaneo është kisha më e bukur që kam parë ndonjëherë në Ballkan. Një mrekulli që të lë pa fjalë.

Jo vetëm për arkitekturën e saj, por edhe për pozicionin skenografik në të cilin ndodhet, përpara liqenit të Ohrit dhe, në sfond, për ta kompletuar, malet. Për ta arritur atje duhet të bëni një shëtitje dhjetë minuta nga qendra, por pamja e kishës është e paçmueshme, ndaj ecja ia vlen. Vështirë të gjesh fjalët për të përshkruar bukurinë dhe shenjtërinë e këtij vendi.

– San Pantaleone

kisha

Foto: @flying_kangaroo via Twenty20

Ohri është një surprizë e vazhdueshme. Pasi të kaloni ca kohë duke admiruar Kaneon, ngjituni përsëri dhe, pasi të kapërceni pyllin me pisha, arrini në manastirin e San Pantaleone, një tjetër perlë e këtij qyteti. Legjenda thotë se kisha është ndërtuar me urdhër të Shën Klementit.

Ky i fundit ka qënë një nxënës i shenjtorëve Kiril dhe Metodij, dhe e ka përdorur kishën si një vend për të mësuar alfabetin cirilik (të cilin e sajoi pas një rishikimi të alfabetit Glagolitik, d.m.th. alfabeti i lashtë sllav). Duke ecur përgjatë rrugës që të çon tek kisha në teatrin Romak, një tjetër vend që meriton vëmendje, është kështjella e Ohrit.

-Rruga e Pazarit të Vjetër

Fundjave ne Oher

Foto: @edaimansuhaimi via Twenty20

Më në fund, nuk mund të humbisni një shëtitje në rrugën e Pazarit të Vjetër. Rruga për këmbësorë, ku banorët kalojnë kohën e lirë duke shëtitur dhe duke admiruar dyqanet që shesin produkte vendase. Me patjetër duhet të blini verën e trëndafilit Tivkeš dhe la helva, një ëmbëlsirë me bazë susami, i cila gjendet kudo në Ballkanit.

Ju këshilloj të mos ndaleni në shesh tek shatërvani, por të vazhdoni majtas dhe të arrini në lagjen turke të qytetit. Mes xhamive, aromave orientale dhe njerëzve që flasin turqisht ose shqip, për një moment do t’ju duket sikur jeni në lindjen e mesme dhe jo në një qytet Ballkanik. Kjo fundjavë në Ohër mund të jetë një nga eksperiencat tuaja më të bukura.

dua Marketplace banner