Marrëdhënie toksike – Ja 10 shenja të pagabueshme

nga Flogerta Driza

Një marrëdhënie toksike kontaminon vetëvlerësimin tuaj, lumturinë tuaj dhe mënyrën si e shihni veten dhe botën. Marrëdhëniet mund të fillojnë të shëndetshme, por ndjenjat e këqija, historia e keqe ose nevoja të paplotësuara afatgjata mund të sjellin acarim.

Kështu ndosin marrëdhënien tuaj me toksicitet. Mund të ndodhë lehtë dhe shpejt, dhe mund të ndodhë me njerëzit më të fortë. Sjellja toksike ekziston në një spektër. Të gjithë njerëzit dhe të gjitha marrëdhëniet bëjnë disa nga këto gjëra ca kohë – por kjo nuk i bën ato toksike. Një marrëdhënie toksike përcaktohet nga konsistenca, intensiteti dhe dëmtimi. Këtu janë disa nga shenjat.

1. Ndihesh keq. Gjatë gjithë kohës

femrat

Foto: Freepik

Bini në gjumë duke ndjerë keq dhe bosh e zgjoheni po aq keq. Shikoni çiftet e tjera duke bërë gjëra së bashku dhe keni atë ndjesinë thumbuese. Pse nuk mund ndodh ajo lloj dashurie edhe për ju? Mund të ndodhi, por së pari ju duhet të pastroni shtegun që ajo t’ju gjej.

2. Nuk e shprehni atë që ju nevojitet sepse nuk ka vlerë

Të gjithë kemi nevoja të rëndësishme në marrëdhënie. Disa nga më të mëdhayë janë ndërlidhjet, vlerësimo, dashuria, seksi etj. Kur këto nevoja tallen ose injorohen, zbrazëtia e asaj nevoje të paplotësuar do të zhurmohejë si një kambane. Nëse përpjekjet tuaja për të folur për ato që ju nevojiten përfundojnë në një luftë, një premtim të zbrazët, akuza për nevoja, pasiguri, xhelozi, do përfundoni ta varrosni nevojën ose pakënaqësinë që të mos merret parasysh. Sido që të jetë, është toksike.

3. Nuk ka asnjë përpjekje nga ana e njërit partner

nuk perpiqeni

Foto: Freepik

Të qenit fizikisht prezent në një marrëdhënie nuk do të thotë që po bëhet investim në atë marrëdhënie. Bërja e gjërave veç e veç është e shëndetshme, por si me të gjitha gjërat e shëndetshme, shumë është shumë. Kur nuk ka përpjekje për të dashur, për të kaluar kohë me të, të ndani gjërat që janë të rëndësishme për ju, marrëdhënia ndalon së dhënë dhe fillon të marrë.

4. E gjithë puna, dashuria, kompromisi vijnë prej teje

Askush nuk mund të mbajë një lidhje së bashku kur jeni i vetmi që bëni punën. është një rrugë e vetmuar dhe rraskapitëse. Nëse nuk jeni në gjendje ta lini marrëdhëniet, jepni atë që duhet të jepni, por mos jepni më shumë se kaq. Braktisni fantazinë se mund t’i bëni gjërat më mirë nëse përpiqeni mjaftueshëm, punoni sa duhet, thoni sa duhet, bëni sa duhet. Stop. 

5. Kur ‘Jo’ nuk bën pjesë në fjalorin e lidhjes suaj

zenka

Foto: Freepik

JO ‘është një fjalë e rëndësishme në çdo marrëdhënie. Mos e hiqni nga fjalori juaj, madje edhe në emër të dashurisë – veçanërisht jo në emër të dashurisë. Marrëdhëniet e shëndetshme kanë nevojë për kompromis por ato respektojnë gjithashtu nevojat dhe dëshirat e të dy personave. Një partner i dashur do të respektojë që nuk do të bini dakord me gjithçka që ata thonë ose bëni. Nëse pranoheni vetëm kur po thoni ‘po’, me siguri është koha t’i thuani ‘jo’ marrëdhënies.

6. Është gjithçka një betejë – dhe jeni komplet vetëm. Përsëri!

Ju dhe partneri juaj jeni një ekip. Duhet të dini se çfarëdo që të ndodhë, keni njëri-tjetrin, të paktën publikisht. Në marrëdhënie të shëndetshme, kur bota fillon t’ju hedhë gurë, çifti mblidhet dhe forcon murin rreth njëri-tjetrit. Marrëdhëniet toksike shpesh e lën tjetrin në momentin e parë që shohin rrezik. Po ashtu, kur bëhen përpjekje nga jashtë marrëdhënies për t’ju përçarë, çifti ndahet dhe pushtohet lehtë, sikur të mos ishit kurrë së bashku në radhë të parë.

7. Abuzimi fizik ose verbal ose të dyja

marrëdhënie toksike

Foto: Freepik

Këto të dyja janë shkelësit e marrëveshjes në marrëdhënie. Ti e di që janë.

8. Asgjë nuk gjen zgjidhje

Çdo marrëdhënie do të ketë problemet e saj. Në një marrëdhënie toksike, asgjë nuk funksionon sepse çdo diskutim përfundon në konflikt. Nuk ka besim se personi tjetër do të ketë aftësinë të merret me këtë çështje në një mënyrë të sigurt dhe të ruajë lidhjen. Kur kjo të ndodhë, nevoja varroset, dhe në një marrëdhënie, nevojat e paplota do të ushqejnë gjithmonë pakënaqësinë.

9. Çfarëdo që je duke kaluar, unë po kaloj më keq

Në një marrëdhënie të shëndetshme, të dy njerëzit kanë nevojë për të qenë mbështetësi dhe i mbështeturi. Bëhet me radhë. Në një marrëdhënie toksike, edhe nëse jeni një person që ka nevojë për mbështetje, fokusi do të jetë gjithmonë tek personi tjetër.
“Zemër e di që je sëmurë, por unë hoqa më keq me gripin e kaluar. Kështu që mos e bëj kaq të madhe se do kaloj.”

10. Privatësi? Çfarë privatësie?

Nëse partneri juaj vazhdimisht kalon faturat, mesazhet e telefonit, telefonatat, kjo tregon një kontroll toksik, tepër toksik. Kjo është një sjellje shumë e keqe. Tashmë jeni të rritur dhe nuk keni nevojë për mbikëqyrje të vazhdueshme.