Menaxhimi i parave në martesë -Si të ballafaqohemi me këtë sfidë

nga Argjenda Selmani

E pranuam apo jo, menaxhimi i parave është sfidë për të gjithë. Kjo sfidë bëhet edhe më e madhe në martesë ose në bashkëjetës. Sidomos në fillim të saj kur nis ndërtimi i jetës së përbashkët. 

Mirëpo çfarë mund të bëjmë që të shmangim konfliktet për këtë pjesë? Gjërat bëhen më të vështira nëse deri në atë moment keni jetuar i vetëm dhe s’e keni ndarë buxhetin me dikë. Megjithatë edhe për këtë problem ne ju ofrojmë disa zgjidhje praktike që i kanë dhënë ekspertët. Besojmë se do të ju ndihmojnë.

Bisedoni sa më parë për këtë çështje

shoppingKur flasim për financat me partnerin tuaj, mbani mend se paratë janë një simbol. Një mjet dhe një metaforë. Mos e merrni këtë çështje të parave aq fjalë për fjalë sa të mos jeni në gjendje të hapni me të zemrën dhe mendjen tuaj.

Asesi nuk duhet të jeni mospërfillës për një bisedë më të thelluar me partnerin tuaj për këtë temë. Ju duhet të ndiheni të lirë të flisni me partnerin se si ka ecur jeta juaj finaciare deri në këtë pikë. Të tregoni lirshëm se sa keni  qenë në gjendje të fitoni dhe të kurseni deri tash. 

Gjithashtu është e rëndësishme të dëgjoni rrëfimin e partnerit tuaj. Të dini detajisht gjendjen e tij financiare. Borgjet e mundshme dhe planet që ata i kanë në mendje për të ardhmen tuaj gjithashtu.

Ne sygjerojmë një buxhet të përbashkët

Për çdo familje ne sygjerojmë një buxhet të përbashkët. Do të funksionin më mirë kështu se sa nëse mbani buxhet individual sikur kur ishit beqar. Menaxhimi i parave duhet të bëhet nga të dytë. Përpiquni që problemet  e mundshme financiare mos të ju largojnë me njëri-tjetrit. Mirëpo gjeni anën pozitive në çdo aspekt të marteses dhe bashkëjetesës tuaj. Edhe kur bëhet fjalë për financat.

Njëri duhet të jpizzaetë ekonomisti

Nëse po krijoni një famile se bashku është e rëndësishme të dihet se cili prej jush është ‘menaxheri i parave’. Nayrisht kur e themi këtë në asnjë moment nuk nënkuptojmë që një person të këtë kontrollin total mbi to. Mirëpo mendojeni familjen si një ndërrmarrje të vogël. Edhe ajo ka nevojë për një ‘zyre të financave’ që kujdeset për mbarvajtjen e t gjitha shpenzimeve financiare. Kjo arrihet me mirëkuptim mes jush.

Bëni një plan

Planet ju lehtësojnë punën shumë. Kur të dini se sa para keni ne dispozicion gjatë muajit krijoni një plan se sa prej tyre do t’i kurseni dhe si do t’i shpenzoni të tjerat. Madje nëse të ardhurat janë të njëta çdo muaj ky plan do të ju shërbejë si shabllon dhe mund ta përdorni secilin muaj. Nëse është nevoja mund të bëni edhe disa ndërrime të vogla. Kësisoj do të jeni më të qetë sepse do ta dini si po shpenzohen paratë tuaja. Praktikojeni patjetër!

dua Marketplace banner