Mënyra se si postoni në rrjete sociale flet shumë për lidhjen tuaj!

nga Argjenda Selmani

Ka mbetur e largët koha kur s’kishim Facebook e Instagram. Kur dashuria nuk tregohej me postimet në rrjete sociale. Pa diskutim se ndikimi i rrjeteve sociale në jetën tonë shoqërore e romantike është i madh. 

Rrjetet sociale kanë pasur një rol në forcimin e marrëdhënieve njerëzore. Na kanë lejuar të mbajmë lidhje me miqtë dhe familjen në të gjithë globin, të përparojmë karrierën tonë. Madje edhe duke na ndihmuar të gjejmë dashuri. Mirëpo ekspertët thonë se kjo ka një ndikim kryesisht negativ në marrëdhëniet romantike!

Ndikimi nga ‘çiftet e famshme’ është shumë i madh!

Ndikimi nga ‘çiftet e famshme’ është shumë i madh

“Vajzave dhe djemve u tregohen vazhdimisht imazhe se si duket marrëdhënia ‘ideale’. Kjo mund të shkaktojë shumë tendosje në marrëdhëniet që nuk i përmbahen standardeve qesharake të vendosura nga çiftet e famshme”. Kështu thotë Jonathan Bennett, këshilltar për marrëdhënie romantike nga Ohio. Kjo u jep shumë njerëzve një mentalitet se “bari është më i gjelbër në oborin tjetër”. Ata më nuk po pyesin vetëm nëse ka çifte më të mira, por ata në të vërtetë “shohin” opsione më të mira. 

Sipas ekspertëve, pjesa më e madhe e mënyrës sesi ne i shprehim (ose nuk i shprehim) marrëdhëniet tona në rrjete sociale, flet shumë për gjendjen dhe situatën e tyre. Ja se si i interpretojnë ekspertët postimet tuaja në rrjete sociale!

Kur flisni shumë dhe ankoheni për marrëdhënien tuaj..

Kur flisni shumë dhe ankoheni për marrëdhënien tuaj

Pavarësisht nëse është nga zhgënjimi apo humori, kur ankoheni për marrëdhënien tuaj duke postuar dhe ja tregoni gjithë botës, tregon se jeni të etur për vëmendje. 

“Kjo është një shkelje e privatësisë së partnerit tuaj. Tregon vetëm nevojën tuaj të dëshpëruar për t’u ndjerë të rëndësishëm dhe për t’u vërejtur”. Kështu thotë Jane Greer, Ph.D. një eksperte i marrëdhënieve me bazë në New York dhe autore e “What About Me?”.
Sipas saj, është më e rëndësishme ta shikoni marrëdhënien tuaj me sytë tuaj, sesa ta portretizoni atë që bota ta shohë dhe gjykojë. Në vend të kësaj, ajo sugjeron të mbani çdo informacion që është privat vetëm për vete! 

Kur postoni rrallë..

Ciftet ne rrjete sociale

Nëse në përgjithsi nuk postoni shpesh në rrjete sociale, atëherë nuk është për t’u habitur që nuk postoni shumë as foto me partnerin/en. Mirëpo nëse jeni dikush që postoni shpesh gjëra të tjera, por tepër rrallë partnerin, sipas eksperëve kjo mund të nënkuptojë një nga dy gjëra. Ose nuk jeni shumë të fokusuar te partneri/ja juaj ose për ndonjë arsye nuk deshironi ta ekspozoni partnerin tuaj para rrethit tuaj shoqëror.

Kjo nënkupton që privatësia dhe intimiteti janë të rëndësishme për ju. Se ju nuk ndjeni nevojën për të ndarë marrëdhënien tuaj personale me miqtë dhe të huajt.

Kur postoni fotografi vetëm nëse ato janë perfekte..

Mënyra se si i postojmë foto në rrjetet sociale

Mënyra se si i postojmë foto në rrjetet sociale flet për nivelin tonë të lumturisë dhe sigurisë në marrëdhënien tonë. Sipas ekspertëve, nëse jeni tip që refuzon të postojë një foto nëse të dy nuk dukeni më së miri dhe ndoshta, vazhdimisht përmirësoni fotot me programe të ndryshme, ka të ngjarë të jeni të pakënaqur me veten ose marrëdhënien tuaj (ose me të dyja).

“Kjo mund të nënkuptojë që ose po përpiqeni të bindni veten ose botën se marrëdhënia është e përsosur. Madje edhe atëherë kur është më pak se ideale dhe po shmangni zonat problematike që duhet të rregullohen”, thotë Bennett.

Në këso raste mund të thuhet se kur vjen puna te rrjetet sociale nuk jeni spontan dhe kërkoni gjithmonë perfeksion.

dua Marketplace banner