Mërgata shqiptare ka ende shpresë për këtë verë

nga Argjenda Selmani

Tash e disa muaj mërgata shqiptarë është në ankth. Shkaku i koronavirusit askush nuk e di më siguri se a do të mund të vizitojë vendlindjen. Ata presin me padurim çdo lajm zyrtar për hapjen e kufijve.

Në masë të madhe mërgimtarët i shqetëson edhe çështja e karantinimit. Për arsye se karantinimi në vendlindje do t’ju merrte kohë dhe do t’ju vështirësonte pushimet. Mirëpo, a mendojnë se vërtetë mund të na vizitojnë këtë vit në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni? Këtë pyetje jua kemi shtruar disa miqve tanë nga Diaspora që na ndjekin në faqën tonë zyrtare në rrjetin social Twitter.  Ja se çfarë thonë disa prej tyre.

Karantinimi shqetëson mërgimtarët

mergata

Foto ilustruese

Teuta Bajrami nga Shkupi që aktualisht jeton në Zvicër nuk mundi të vijë në vendlindje në prill ashtu siç e kishte planifikuar. Koronavirusi e bëri t’i anuloi pushimet në Shkup gjatë pranverës. Megjithatë për dua.com ajo thotë se ende nuk i ka humbur shpresat për ketë verë.

“Unë dhe familja ime po presim të qetësohet gjendja dhe të lirohen rrugët për në Shkup”, thotë Teuta. “Mirëpo natyrisht se i kuptojmë rrethanat, gjithë bota jemi bashkë në këtë kaos”, shprehet ajo. E pyetur se a dihet tashmë përmes mediave zvicerane ndonjë qëndrim i shtetit lidhur me udhëtimet për muajt e ardhshëm, Teuta thotë se kushtet po ndryshojnë vazhdimisht. Ajo përmend faktin se Zvicra do të mundësojë sërish aplikimin për viza më 15 qershor 2020.

“Tash për tash është e mundur lëvizja me shtetet fqinje, përveç Italisë. Mirëpo vetëm me arsye të fortë. Për shembull vizitmin e partnerit në shtetin fqinjë etj”, tregon ajo. Tutje Teuta thekson se Zvicra nuk e bën problem as udhëtimin e punëtorëve që e kanë të domosdoshme lëvizjen. Më tepër se për hapjen e kufijve ajo shqetësohet për karantinimin që momentalisht u bëhet personave që udhëtojnë për në Maqedoninë e Veriut.

Mërgata synon të vijë e të kontribojë në rimëkëmbjen ekonomike

mergata

Foto ilustruese

Arbër Sylejmani nga Prizreni i ka rezervuar biletat për të ardhur për pushime në Kosovë nga Holanda. Ai shpreson shumë që plani i tij të funksionojë.

“Unë veçse i kam të rezervuara biletat për Kosovë për periudhën korrik dhe gusht”, thotë Arberi. Ai tregon për dua.com se kësaj here planifikon të rrijë më gjatë. Arbëri synon të kontriboj në rimëkëmbjen ekonomisë, e sidomos të gastronomisë.

“Këtë herë do të qëndroj më gjatë, rreth dy muaj. Do mundohen të kontriboj sado pak në rimëkëmbjen ekonomisë e të gastronomisë. Pasi që nuk jam i ndikuar finaciarisht nga kjo pandemi”, shprehet Arbëri.
Ai gjithashtu kishte planifikuar t’i kalonte pushimet e pranverës në Kosovë gjatë prillit por covid-19 i prishi planet.
Tutje mërgimtari nga Holanda thotë se gjendja atje ka qenë e relaksuar në krahasim me shtetet e tjera për rreth tyre. “Mbyllje të kufijve nuk ka pasur por të gjitha shtetet për rreth i kanë mbyllur. Gjë që e bën Holandën të izoluar ashtu-kështu”, thotë ai. Arbëri shpreson se deri në korrik të gjithë kufijtë do të hapën. E në këtë mënyrë ai edhe të tjerë nga mërgata do të mund të vijnë në Kosovë. Mbetet me shpresë se udhëtimi me airoplan do të jetë më i lehtë në krahasim më udhëtimin me makinë. Shkaku i kontrolleve më të shtuara shkaku i pandemisë.

A dëshironi të lexoni më shumë artikuj për Diasporën? Klikoni këtu.

Kliko këtu për ta shkarkuar aplikacionin tani ↓