Merrni pjesë në sondazhin e Harvardit për Diasporën shqiptare!

nga Argjenda Selmani

Harvard, njërin nga universitetet me presitigjioze në botë, po kryhet një hulumtim për Diasporën shqiptare. Platforma dua.com po i ndihmon këta studiues që po mirren me sondazhin e Harvardit për Diasporën tonë .

Si rezultat i kësaj, ne i ftojmë të gjithë përdoruesit e aplikacionit tonë në Disasporë, si dhe ndjekësit tanë nga Diaspora, që ta plotësojnë këtë sondazh. Sondazhi që Harvard’s Growth Lab po kryen për shqiptarët është përqendruar në tri elemente:

1) Tendencat e migrimit në diasporën më të madhe shqiptare

2) Të kuptuarit e potencialit për angazhim

3) Vlerësimi i ndikimit të COVID-19 në kthimin e migrantëve

Nëse identifikoheni si shqiptarë që jeton jashtë, ju lutemi ndani 10-15 minuta nga koha juaj. Kaq ju duhet për të përfunduar sondazhin e Harvardit. Gjithashtu po patët mundësi, ju lutemi ta shpërndajeni atë përmes mediave tuaja sociale për të ndihmuar kërkimin e tyre! Sepse në këtë mënyrë ju ndihmoni ata dhe promovoni kulturën dhe historinë shqiptare.

Klikoni KËTU për të plotësuar sondazhin. 

* Sondazhi është në dispozicion në anglisht dhe shqip.

Informacion me rëndësi

Mos harroni se nëse doni të merrni pjesë në këtë studim do të thotë se ju identifikoheni si shqiptarë nga lindja ose prejardhja që jetoni jashtë atdheut. Pra, jashtë Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut ose Malit të Zi. Ose ju keni lënë vendin tuaj për shkollim, punë ose për arsye të tjera. Apo gjyshërit tuaj kanë emigruar jashtë vendit tuaj të origjinës.
Pjesëmarrja në këtë studim është vullnetare dhe të gjitha informacionet që mblidhen do të mbahen anonime dhe konfidenciale. Përgjigjet e sondazhit do të raportohen vetëm në total. Ato nuk do të zbulojnë kurrë informacione individuale. Ky sondazh është në përputhje me kërkesat e Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR) të Bashkimit Evropian.

dua Marketplace banner